Rama inaguron pedonalen e re në qytetin e Beratit

Dita

Kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot pedonalen e re në qytetin e Beratit. Në këtë vizitë, kreu i qeverisë ka qenë shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi si dhe deputetët e zonës.

Rama ka përshkruar në këmbë bulevardin e  ri.  “Pak më shumë se një vit më parë kemi përmbyllur fushatën në këtë vend.  Atë mbrëmje u zotuam se do të bëjmë në 4 vjet më shumë se sa është bërë në 20 vjet. Jam krenar, sepse ky është veç fillimi, projekti do të shtrihet në tërë qytetin e Beratit. Brenda një viti kemi investuar më shumë se në 10 vitet e fundit të marra së bashku. Po punojmë për të nxjerrë në pah thesaret e qytetit, në urën e Goricës po ribëhet kalldrëmi”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Beratit deklaroi se :“ Qeveria ka vullnetin e duhur për të vënë në jetë programin e rigjallërimit të qyteteve. Çasti i një epoke të re, zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar”. /E.K

ura

Share This Article
5 Comments
  • Po sikur ia kishte futur nja dy shpulla Nasifit ky i gjati sepse nuk kishte qene gati me punimet per inaugurimin e se djeles, pa llogaritur lumin me fjale “te zgjedhura” nga repertori i tij i preferuar. Dini gje ju te Dites, apo keto gjera shkruhen vetem kur i ben Llalla se Rama eshte i yni.

  • Hm hm hm… Duhet kjo pedonalja duhet por duhet aty nga mesi d.m.th pasi të jetë përuruar ndonjë fabrikë përpunimi bujqësor e blegtoral,ndonjë bashkësi fshatarësh të prodhimit të madh,ndonjë…nga ato punë për te cilat Berati ka qënë i shquar prej kohësh? Iu jep gjë punë e bukë kjo pedonalja beratasve? S’ma do mendja,një copë shëtitore është? Ore gazetarë pse ju themi pedonale a pedorastale këtyre ne? Nuk ka emra të bukur shqip kjo punë? Pyesni redaktorët që vuri kryeministri njëherë? Por më pérpara mos harroni të pyesni se ” a janë vënë vërtet”? Më ikën dhe ju ikën pyetja kot, jo për gjë? Tung!

  • Mungojne shume gjera per te favorizuar turizmin ne beratin e bukur’ nga parking per veturat e turisteve tek bartja e tyre per ne kalaje! Kane qeshur me vetin tim duke u ngjitur atje-me mundim se ishte kishe e nxhete- e menduar per pensioniste austriake te ministrit Veliaj,qe do na vdesin rruges ne ngjitje e siper,!….

  • Turizmi ne berat nga pervoja ime-edhe jam nje udhetare me pervoje,qe duron shume gjera-u nisem heret ..per te mbreri vone ne mesdite se rruga per ne berat,per njerezet jashte shqiperise,ishte shume e resikshme. Humbem kohe per me gjet nje parking,u lodhen aq shume sa kur u ngjitem déri ne kalaje,nuk i shkuam ne fund kalajes…ku signalistika informative mungonte bukur shume,.. Bref,hypem zdrypem edhe me kaq u kry ‘kjo’ visite ne Berat! Nje Pike informative gati inexistente,asnje udherrefyese per nje rrugetim ne per rruget e beratit me shtepite ma intéressante,vetem hostelin ,asgje per nje’ circuit ‘ aty…
    Fitimi per beratin nga kjo vizite ishte zéro, sepse as nuk na la deshire te rrime ma gjate ne qytet ,edhe pse me siguri ia vlen…
    Turistet nje dit or nuk sjellin fitim per qytetin,pra duhet me u mundu ma shume per me laine deshiren tek turistet me qendruar aty!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *