Një aksident tragjik ka ndodhur në Kavajë, kur treni i mallrave ka shtypur një person.
Ky i fundit ka qenë duke ecur në shina, ndërkohë që nuk ka mundur të largohet pavarësisht sirenës së trenit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.K
