Deputetët e PS: Ndjekje penale Ajazit, Berisha përgjegjës për përgjimet

Bledar Lumani

Deputetet e PS-së mendojnë se kreu i SHISh, Visho Ajazi duhet të ndiqet penalisht për përgjimet, nëse ato kanë qenë të paligjshme.

Duke folur për “A1 Report”, Paulin Sterkaj dhe Besnik Bare shprehen se urdhëruesi i këtyre përgjimeve është Sali Berisha.

Për këtë arsye, sipas tyre duhet një hetim i plotë dhe i thellë për këtë çështje.

Nuk jam në gjendje të them a duhet të shkarkohet apo jo, nëse ai ka shkel ligjin apo varësit e tij, ai natyrisht do të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Sterkaj në lidhje me një shkarkim të mundshëm të Visho Ajazit.

Këtë institucion e ka komanduar Berisha, dhe në këto rrethana ky institucion ka zbatuar rekomandimet e Berishës, informimet e Berishës më saktë.

Dhe nëse bashkëpunoje me Berishën duhej ose të bëhej si thotë ai ose do dilje nga radha, ne kemi shumë raste dhe shembuj si zoti Ngjela”, thotë nga ana tjetër deputeti Besnik Bare.

SHISH ka përgjuar dhjetra deputetë të mazhorancës, por edhe kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta.

Por, pak ditë më parë, SHISH mohoi të ketë kryer përgjime të paligjshme.

Share This Article
9 Comments
  • mos u lodhni kot e ka thene ai cuni prej tirone……se kemi ligje te mira , po nuk i zbatojme.prandaj mbaheni me shkume e mos i hiqni brisk.

  • Po i quajme te “ligjeshme” pergjimet (spiunlliqet) e kreut te SHISH, Visho Ajazi Likes, te bera deri ne korrik te ketij viti, por informacionet e pergjimeve perse nuk i ka derguar Kryeministrit Rama dhe nga te pergjuarit kush eshte denoncuar per destabilizim dhe kercenim te sigurise kombetare. Kur biseda telefonike e pergjuar e cila eshte bere midis Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentarit Meta me cilin urdher te Prokurorise e ka bere, kush nga keta te dy perben rrezik kombetar dhe perse eshte informuar pensionisti Adolf Berisha. Visho, Llalla ja vetem duhen debuar si plehra nga detyrat e larta qe mbajne, por se bashku me tutorin e tyre serbin Berisha duhen plasur ne burgun nr. 313. Te forte jane Rama dhe Meta qe kete tradheti kombetare dhe spiunllekun e bere ne pergjime te paligjeshme e kalojne me kaq “sportivitet” te peshtire, t’u vije turp.

  • Vini verdalle me Vishot e me Ajazet si pordha neper breke e kur vjen puna per te dale pergjegjesi i vertete heshtni e mbyllni gojet sikur te mos kete ndodhur gje.Mire o trimat e demografise pas Ajazit na qenkerka Berisha,pas Lulit Berisha,pas Jarit Berisha,pas Dhalles Brerisha,pas tritolit Berisha pas 97 Berisha,pas Gerdecit Berisha,pas vrasjeve te 21 Janari Berisha,po pas Berishes kush eshte???????????????????????????????????????????
    STOP – RREZIK VDEKJE.

  • Berish Krimineli eshte pergjegjes ne radhe ge pare per V r a s j e t, per K r i m e t !
    Dhe pastaj per pergjimet!….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *