Kush ishte Vangjel Meksi?

redaktor

I nderuar lexues! Vangjel Meksi ishte përkthyes dhe lëvrues i gjuhës shqipe, mësues dhe mjek. Ishte nga Labova e Gjirokastrës. Pasi kreu studimet e larta në Napoli, punoi si mjek pranë Ali Pashë Tepelenës deri më 1810, kur ra në mërinë e tij dhe mërgoi në Evropë. Puna madhore e Vangjel Meksit është përkthimi shqip i “Dhjatës së re”. Më 1824 u botua si provë e parë Ungjilli i Mateut, kurse gjithë libri doli më 1827 në Korfuz. Libri u përhap në Shqipëri dhe ndikoi për ta përdorur shqipen në shërbesat fetare. U vlejti si mbështetje e çmuar për studimin e shqipes gjithë albanologëve gjatë shek.XIX. Vangjel Meksi kishte hartuar një gramatikë të gjuhës shqipe (1819). Ai bëri një hap me rëndësi në lëvrimin e shqipes letrare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *