Letër e nënshkruar
Vasil Puci, Durrës
Televizioni Shqiptar është nyja e lidhjes më e fortë për publikun shqiptar. Është hera e parë në historinë e ekranit në vendin tonë që jeta e tij të varet nga taksat direkte të çdo shqiptari. Dhe nuk janë pak para që hiqen çdo muaj për të shkuar tek ai. Llogaria ime del që n.q.s këto të ardhura do shkonin për të burgosurit politik, ne tani do të ishim krenar me ta.
Përdorja e televizionit shqiptar nga qeveria që lamë është e paparë. Me një guxim që s’e imagjinon askush Televizioni Shqiptar u bë vegël e qeverisë. Kjo ka ndodhur vetëm në vendin ku drejtojnë juntat, dhe në Afrikë. Kështu vazhdon gati dhe sot. Programe të shpëlara, ku i bën hymne presidentit dhe qeverisë në ikje. Asnjëherë nuk them t’i bëjë hymne qeverisë që erdhi. Po të mos bjerë. Gati të gjithë gazetarët, regjisorët, telokronist që kemi sot kaluan pragun ose afër Televizionit Shqiptar. Erdhi koha që ai duhet të ndrijë. “Mbahu o ylli im, mos bjer.” Vargje këto si diamant që mund t’i përdorë kushdo që ka lexuar ndopak. Janë të Eseninit që i përdori Kadareja në një kohë të errët.
Tani është muaji për t’i folur hapur Televizionit Shqiptar për dy arsye. Është muaji ku të gjithë të kontribuojnë për Nobel për Kadarenë, dhe tjetra ylli i Televizionit Shqiptar të mos bjerë. Boll na ka qëlluar me baltë të gjithëve, asgjë nuk i kemi borxh, e mbajtëm me bukë. Le të ngrihet, moment që duhej shfrytëzuar më parë, por prapë le të ngrihet.
