Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
E krisura..! Matanë anë kodrës gjendet shtëpiza e lalë Saliut. Paçka se flokët ka mot që s’i ka qethur. As krehur jo e jo. Gjithsesi krehër s’ka asgjëkundi në xhepat e tij të shumtë! Dilema s’është kjo, por gjetiu. Atje diku nga e djathta e shtëpizës ka pësuar një të krisur, një e krisur që vihet re fare lehtë. Banuesit sezonal i ka pushtuar paniku e ankthi i frikës. Tmerr, o sa tmerr, se një çast e një orë mund të rrënohet e gjithë strofka e tyre. Tataja ka ditë që s’po bëhet i gjallë në muranën e gjysma të vrarëve! Falë teknologjisë tata Sala ka pushtuar totalisht ekranet e TV-së dhe monitorë në rrjetet sociale duke predikuar ithtarët e tij. Se pas vdekjes absolutisht “vjen lumturia e pa sosur”. Vini re! Kujdes nga e krisura!
