Prokuroria greke kërkon që të marrë në pyetje vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj, që u arrestua disa muaj më parë.
Kjo, pasi dyshohet se Sinanaj ka kryer disa vepra kriminale në këtë vend.
Dyshohet se ai ka vendosur disa bomba në ndërtesa dhe makina në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Jo vetëm kaq, por dyshohet se ai ka kryer edhe disa vrasje me pagesë në Greqi.
Për këtë arsye, ai pritet që të merret në pyetje nga autoritetet greke në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën praninë edhe të prokurorëve shqiptare.
