Gjetja e një valixheje në aeroportin “Nënë Tereza” ka alarmuar policinë.
Ajo ka dhënë alarmin se mund të bëhet fjalë për vendosjen e një bome.
Valixhja është gjetur në tualetet e aeroportit.
Drejt aeroportit kanë shkuar forca të shumta policore dhe ekspertë antieksploziv.
Por, pas verifikimeve rezultoi se alarmi ishte fals, pasi në valixhe ndodheshin disa materiale elektrike.
Vilixhja i përkiste një shtetasi kinez, që po largohej nga Shqipëria.

Më quani cinik po per mua ky lajme fallco per te larguar vemendjen e ndalimit te tifozave “Kuqe e Zi” ne Serbi. Per te mbuluar turpin qe Federata jone krijoje duke thene “qe UEFA ndalon tifozat shqipetar te shkojne ne Serbi”. Eshte hera e pare qe po degjoje qe UEFA sygjeron gjera te tilla. Nuk e di po vetem nje budalla i beson federates sone.
Sokol? Për mua me ndalimin e tifozëve tanë sërbët duan të krijojnë epërsi psikologjike në stadium? Kjo duhej të ishte e papranueshme për palën tonë e cila duhej të kërkonte “reciprocitet” d.m.th të mos lejohen as tifozët sërbë në ndeshje? Krijimi i epërsisë psikologjike do të jetë një avantazh jo i vogël për skuadrën sërbe? Tung!
Pëllumb eshte turp i madh te genjesh kombin nen emrin e UEFA-s dhe kete e bene vetem FSHF-ja jone dhe do te jete po ajo FSHF qe do t’ju shesi bileta serbeve ne ndeshjen e kthimit prape nen udhezimet e UEFA-s. Nuk e di se sa budallenje do ta hane kete genjeshter.