Sot është ditëlindja jote, Migjen. Ti që sot e kësaj dite frymëzon shqiptarët e tu, politikanët, të dashuruarit, të varfërit, madje edhe ata që nuk kanë patur kohë të të lexojnë një poezi deri në fund, edhe ata, dy vargje prej teje i kanë në shpirt. Je shpesh me vargjet e tua në disa gjëra te reja, quhen Facebook, Twitter e kësisoj shpikjesh të zellshme te disa djemve të rinj që bëjnë teknologji siç bëje ti, atëherë, poezi.
Ashtu u kujtova edhe unë për ty sot. Në facebook u ndërmenda për ty. Një mik (friends i thonë tani) kish publikuar një poezi për Buzët e kuqe të dashurisë. Ishte herët mëngjes, Millosh për atë drithërimë zemre, që gjysmën time ma nxueri edhe mue nga vendi. Më vonë u kujtova që dimë kaq pak për ty.
Ne që glorifikojmë idhujt tanë pa krena, ne që vazhdojmë të jetojmë mes tyre si të harlisun. Emri yt rrjedh ende në miq të thjeshtë e me gjasë të varfër, dhe ty të gjej si gjithmonë, aty në thepat e adoleshencës time. Të kam dashur shumë , edhe pse nuk të kuptoja mirë dikur se ç’doje me më thanë. Tani që u rrita mjaftushëm më të ndigju, diçka më ka harlis kujtimet, diçka që vjen nga sëmundjet e shekullit të ri (atij pas të riut tënd).
E di, para disa ditësh në një kafe luksoze (është një vend në Tiranë që s’do të kish pëlqyer, por që jam e sigurt që do i kishe thurur vargje me ironi e mëni)një koleg gazetar më rrëfeu se ishte i biri i Lulit të Vocërr. E pata zili, Migjen. Ç’nuk do kisha dhënë që të kisha të afërme me ty, edhe një mizë nga ato që rrinin në oborrin tënd. Rashë në trishtim sot, poeti im, sepse po të isha kujtuar që dje do kisha shkruar dy rreshta për ditëlindjen tënde, në gazetën ku punoj. Po ç’ti bësh, kanë ardhur kohë të këqija. Ajo Shqipëria që andrrove ti, është një bulëz djerse e cila sheh çdo ditë tek i shemben idhujt e vjetër e të rinj bashkë, në bukuri ceremoniale.
Harruam ditëlindjen tënde. Dhe pikërisht ne, ne që nuk lëmë ditëlindje e dasmë pa paralajmëruar javë e muaj përpara. Po të rrëfej se vetëm për ditëlindjen e një udhëheqësi, u shkrue 1 muaj rresht në fletoret e shtypit. Dasma e një tjetër udhëheqësi (ky madje bir i shekullit të ri) shkoi në çdo strehë shqiptare, deri në sofrën e fundit, deri në mikun e fundit. Për të mos folur mandej për do ballo luksoze që i bënë shqiptarët me recitue për vite rresht: O si nuk kemi një grusht të fortë ti bij malit që s’bëzan”. Bëheshin gara, Migjen, kush vishej ma mirë, e kush i bënte karshillëk të dobtit në këtë vend. Dhe po të informoj se të dobtët janë ende shumicë.
Duhet të na falësh Migjen se këtë fundjavë kemi qenë tepër të ngarkuar me debatin e rëndësisë së gjoksit tek femrat. Do replika që i morën mendtë bijve të shekullit të ri. E merr me mend vetë, sesa të ngarkuar me punët e shtetit kanë qenë këta bij në fundjavë?! Gazetarët, kanë qenë deri në fyt me punë të mëdha. Në shtëpitë e lajmit, është e lodhshme me pa qartë, se pastaj ti vetë ke thënë, se vuhet thellë. E kush po don me vujt në këto kohë i dashur Migjen!
Ndoshta prej faktit se na të bijtë e shekullit të ri nuk jemi aq të ri. Ne, që kalbsinat e vjetra i bajme shenjti! Por ani, mos u tut se ka ende vend për ty. Gjithcka të thashë më lart është një çerek Shqypnie, siç edhe të paralajmërova, pjesa e madhe e zemrës së saj është një poemë mjerimi. Të varfërit janë po ata ftyra, të zbehta e sy të jeshilta. Shqyptarë të pafatë, zemërshkymë, të coptuem dhe të dalun bese.
NËN FLAMUJT E MELANKOLISË
Në vendin tonë kudo valojnë
flamujt e një melankolie të trishtueshme… …
dhe askush s’mund të thotë
se këtu rron një popull që ndërton diçka të re.
Aty këtu në hijet e flamujve
mund të shifet një mund,
një përpjekje e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
Nga ajo përpjekje lind vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit pëlcasim.
Në pragun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur melankolie të trishtueshme.
Në FOTO: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Lazër Radi dhe Hajdar Delvina në vitin 1936

Padyshim poeti dhe prozatori ma i madh e antikonformist i Shqipërisë. Aktual kurdoherë në çdo vend e në çdo kohë ai mbetet i pavdekshëm në zemrat tona.
Pse merziteni. Ne festuam 83 vjetorin e Driteroit
Jam dakort Zonja Mira. Kjo eshte nje menyre e aritur per t’i then te gjitha: FALNA MIGJEN!
Me respekt per Ju Zonje e nderuar, V,Duka.
Migjeni dhe Driteroi paskan ne te njejten dite -ditlindjen koincidence e bukur e poeteve te medhej. Por e vecanta e Tetorit asht se ne te njejtin muaj kane lindur edhe Hoxha, Alia, Berisha, qe te tre e kane ndare vendin ne dy kampe , miq dhe armiq. Sejcili nga kendveshtrimet e tije,asnjeri s`mori mundimin per ti vellazeruar.
Migjeni eshte i madh. Por autori duhet te shkruaje ne shqipe standarte
Kurr nuk harrohet emri i Migjenit. Migjeni mbetet nje meteor (per jetshkurtesine) por me ndricim te pavdekshem. Ju lumte Mira Kazhani qe na kujtove ne per Migjenin e madh!
Nga e gjithe kjo do vecoj ate qe ti Mira thua se do te jepje gjithcka per te pasur nje te aferm me Migjeni” QOFTE DHE NJE MIZE QE RRINTE NE OBORRIN TEND”.Ku eshte muzeu “Migjeni”? ku aje reliktet origjinale te tij? c’behet me varrin e tij?.i ke degjuar ti “elitaret” shkodrane qe permendin me krenari poete e artiste te tjere(te merituar) por shume rralle dhe shume pak MIGJENIN?I rri shume ngushte kostumi i kesaj kohe nje vigani si MIGJENI Mira,ai eshte nje gjykates i rrepte,e ky lloje gjykatesi nuk eshte ne mode sot te ne.Ato qe ai shkroi sot jane aq reale dhe te prekshme sa qe duket si nje skenar filmi nga ata qe i qendrojne besnik vepres,biles edhe e kemi tejkaluar ne realitet. E ky fakt nuk eshte i kendshem, eshte i bezdishem sot dhe iu prish gjumin dhe rehatin njerzve te ketij shekulli,figura dhe zeri i tij i fuqishem sfumohet ne ambjentet luksose, dhe ata qe banojne aty (vetem ata jo populli) nuk e duan MIGJENIN,i ben te turperohen i shqeteson dhe bejen sikur nuk egziston, e injorojne me cinizem e me motive te kuptushme per kete kohe.Natyrisht kete xhevahir te rralle dhe te vetem ne llojin e tij ka nxjere toka shqipetare do ta duan ,do ta vlersojne dhe kujtojne me nderim te thelle ata qe ai me artin e tij te jashtezakonshem i beri heronj e pa vdekshem te vepres se tij gjeniale dhe te pa shoqe ne letrsine shqipetare.Askush deri me sot nuk eshte ngjitur aq lart deri me sot ne qiellin e krijimit dhe abstragimit artistik si ai.respekt per ty per kete angazhim.
shume pesimiste! Se jo keq ka perfunduar fabula e Lulit te vogel.Ky hodhi kepucen e grisur dhe kete kepuce e gjeti ne kosh e bija e mbretit e si per karshillek te perrallezes se Hirushes, e kerkoi poseduesin e kepuces tjeter deri ne Hollande e Kosove dhe ja ku e kemi peshqesh ne mes te Tiranes,i sakrifikuam edhe ca koke deshesh e tani Luli ha me set lugesh 16 mije euro; kemi fevziun deshmitar per kete”mirakell”. Debatin me deputeten e patem per cilesine e ballkonit…Se gjinjte dhe gjokset kane ndryshim, te parin nga i dyti e dallon prania e qumeshtit. Po te kish fat te jetonte,ndoshta Migjeni do behej komunist, ndoshta do ta prishte edhe me keta e s’do lexohej fare.Por natyrisht qe nuk na fal.Nuk na fal se brezi yne po ben shume me pak se brezi paraardhes.
Zonja apo zonjushe Kazhani, ndoshta do kishte kene mire me pase lexue edhe romanin”Vrasja e Lulit te vocerr”, per me pa fundin tragjik te meditimit migjenian.
Po Migjeni! Duket qe Shqiperia ka disa gjenerata te tera qe jane mbrujtur me idene e revoltes, revolucionit, skamjes, “te skamurit te mire” ose glorifikimit te te varferit dhe mbi te gjitha censuren.
Brezi jot Ermira duhet me se s’ben te beje pjese ne kete bez censure sepse nuk mund te kuptohet gjith ky emocion ndryshe nekete moshe tenden kur adoleshenca ka firuar me kohe…
Ky shkrim eshte nje patetizem i vertete
Migjeni – Kanga Skandaloze
Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia
– kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç’fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit –
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t’dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.
Erdhi koha jote,kur u frymezove per te shkruar ato vargje epiko-lirike me pathos e ndjenje te thelle njerzore.Edhe sot askush nuk i lexon,askush nuk i degjon,por gjthekush i perjeton me shpirte e ne zemer……i mungon nje grusht i fiqishem….!?
RESPEKT ,KOKE ULUR DHE FAJTOR PARA JUSH I DASHURI SHUME I VUAJTURI POR I PATHYESHMI BIR I SHQIPERISE MIGJEN,QE NUK KEMI ARRITUR TA BEJME SHQIPERINE NUSE ME LULE ;POR E KEMI CVATUR DHE POSHTRUAR EDHE ME SHUME DUKE JA HEQUR EDHE CULET!
”Xhamijat dhe kishat madheshtore nder vendet tona te mjerueme
Kumbanoret dhe minaret e nalta mbi shtepijat tona perdhecke.
Zani i hoxhes dhe i priftit ne nji kange te degjenerueme…
O pikture e vjeter njemije vjeçe!”
Jam i pikelluar dhe skam fjale, FALNA MIGJENI I MATH E I PAHARUAR
Mos u merrni ma me prralla , Migjenin e braktisem ne 90 ten , tash po shitet baba per para e jo te na bien ne mend per Migjenin e per lypsat qe mushin qytetet .
MIRA e ke gabim zemer ky milloshi nuk ishte shqiptar por nje malazez qe jetone ne nje fshat te shkoders I quajtur ” vrake” ti ske faj sepse keshtu na e msune serbofilat komuniste se jemi vllezer me sllave e paten flliqur edhe flamurin kombetar me yllin e qelbur komuniste qe na pruni vetem vuajtje, gjak, lot dhe parpambetje kombetare , ai qe thote se sorrat partizano -komuniste na prune liri dhe clirim e gezofte…..
Migjeni ka shkruajtur vetem shqip.
Taraboshi,Migjeni eshte shqiptare ortodoks me origjine nga Dibra dhe Kavaja (Kokosht e kavajes).Meqe ne Shkoder kishte ortodoks vetem nga minoriteti malazez,te paret e Migjenit u afruan me kete minoritet,qe automatikisht sjelle edhe mesimin e gjuhes qe flitet ne Kishen e tyre,e njejta gje si me himarjotet.
Vetem ne Shkup ka mbi 30 mije shqiptare ortodoks te asimiliuar.Eshte krijuar ne Maqedoni shoqata Josif Bageri,shoqate e ortodokseve shqiptare qe perpiqet te ringjalle ortodokset shqiptare te Maqedonise.Shqiptaret ortodokse te Manastiri fatkeqsisht jan asimiluar krejtesisht,i njejti fenomen vazhdon akoma ne Sanxhak dhe Mal te zi.Migjeni esht i yni,eshte shqiptare.Emrat arab apo grek nuk ta tjetersojn origjinen.
http://www.youtube.com/watch?v=3wgyHkYTxnA
MIGJENI ?,thjesht GJENIU me i madh i letrve shqipe .
Ai si askush me 10 vargje thote ate qe te gjithe shkrimtarucet shqiptare nuk e thone dot me 100 mije faqe !
Nese dikush, kerkon te gjeje nje gjuhe te mprehte, mbreselenese dhe te thelle, nje gjuhe therese qe trondet me pershkrimin e realitetit shtazarak shqiptar,,,,Migjeni eshte adresa e sakte.
Ajo qe duhet te na trondise, me shume se pershkrimi i realitetit te 100 viteve me pare, eshte perputhja e atyre vargjeve me realitetin e sotem. Milosh Gjergj Nikolla, do kish shkruar te njejtat vargje edhe sot. Ata qe kerkojne ta reduktojne poetin tone ne “poetin e mjerimit”, nuk kane kuptuar kurre se realiteti ku ata jetojne, eshte nje realitet edhe me i peshtire se ai qe pershkruan poeti.
Shqiptaret jetojne ne nje shoqeri te vdekur dhe te zhveshur nga cdo lloj vlere morale, qe e ben jeten ne komunitet te duket nje torture. Majmuneria dhe endja pas “idealeve” te nje bote dhe jetese qe e njohin vetem nga reklamat e kinematografise, “ua ben me te lehte” rreshqitjen ne nje realiet tjeter,ate ku zbrastesia e brendshme dhe ndjenja e inferioritetit qe i ndjek ne cdo hap, mundohen te rikuperohen me shfaqjen e nje menefregizmi fals.
Keta shqiptare sot,,, ata qe hiqen per te pasur dhe te pushtetshem, te bukur dhe moderne dhe ata qe nuk dine se si te ngopin femijet e tyre me buke dhe qe me prane, kane ndjenjen e vetevrasjes sesa ate te gezimit,,,,te gjithe keta, jane personazhet e vargjeve te Migjenit.
Ato vargje, mbeten si ajo pasqyra qe i mbahet nje shoqerie perpara hundes, per te kuptuar injorancen dhe prapambetjen, kotesine dhe deshtimin e saj.
Sa shume do doja, te flisnim per Migjenin si poet, mirepo realiteti i jetes sone sot, nuk na e lejon nje luks te tille.
Sa shume do doja, qe vargje te tilla si: KAFSHATE QE S,KAPERDIHET ASHT OR VLLA MJERIMI/ KAFSHATE QE TE MBET NE FYT DHE TE ZE TRISHTIMI,,,, te ishin vetem vargje te nje poeti nga lashtesia.
Sa do deshiroja, qe ky vendi im, te mos i jepte asnje poeti “shkak”, per te shkruar vargje te tilla.!!
Respekte Mires