Lodhja nga e shikuara njëdimensionalisht e realitetit politik shqiptar

anazapta

Si mund të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në qershor? Andrea Stefani ka të drejtë kur thotë që përgjigjja nuk është fort e thjeshtë.  Sepse na mungojnë jo vetëm institucionet e pavarura, por edhe vullneti i mirë i qeverisë për një gjë të tillë. Duam apo s’duam, ndërkombëtarët dhe OSBE kanë një rol kompensues të deficiteve të sistemit. Stefani shkruan në artikullin e tij të djeshëm në shtypin e ditës atë që mendojnë të gjithë tashmë për rolin e ndërkombëtarëve këtu: “Që ata do ta humbasin përsëri shansin nëse vazhdohet të vihet shenja e barazimit, mes opozitës dhe qeverisë, kur dihet që qeveria duhet të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme ndërkohë që opozita nga vetë pozicioni i saj, është e interesuar për zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkombëtarët dhe OSBE nuk do ta kryejnë misionin e tyre duke kontribuar me sukses për t’i shpëtuar zgjedhjet në këtë moment historik për Shqipërinë, nëse vazhdojnë të mbyllin sytë edhe përpara akteve haptazi të padrejta si ky më i fundit, i ndarjes tiranike dhe në dhunim të ligjit të mandateve për deputetë”.

Duhet të heqin dorë nga një diplomaci që e sheh realitetin politik shqiptar njëdimensionalisht. Ne e dimë se ata janë miq të Shqipërisë, se duan që Shqipëria të bëjë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme si gjithë Europa dhe SHBA. Ndaj bashkohem me thirrjen që z.Stefani bën në artikullin e tij: “Ju drejtohemi të gjithëve, edhe ambasadorit Arvizu me vetë fjalët e Arvizu: ACT NOW!”

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *