Gazetari Sokoll Balla në profilin e tij në Twitter shkruan se policia serbe ka ndaluar 45 shqiptarë të cilët s’po i lejon ta kalojnë kufirin për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Policia serbe ka filluar zbatimin e urdhrit për ndalimin e të gjithë shqiptarëve që do të udhëtojnë drejt Beogradit.
Në Aeroportin e Beogradit janë me dhjetëra qytetarë shqiptarë , një pjesë e të cilëve kanë dhe pasaporta shërbimi ose kanë shkuar si gazetarë, që janë ndaluar në aeroportin e Beogradit.
Bëhet e ditur se njëri prej udhëtarëve me pasaportë shqiptare kishte edhe një shall të Kombëtares.
Aktualisht, shqiptarëve iu janë marrë pasaportat dhe nuk u jepet asnjë përgjigje.
Me autoritetet serbe po negocion dhe ambasadori shqiptar në Beograd , Ilir Boçka. /E.K
Në gjuhën angleze Balla raporton për këtë incident.
Ja postimi i tij:


Nqs nje shtet nuk garanton dot sigurine e tifozeris te vendit mik dhe atehere ai nuk eshte shtet dhe ndeshja duhej te behej ne vend asnjeanes. Turp per FSHF qe thote ky eshte sygjerim i UEFA-s.
E pakta qe mund te beje qeveria shqiptare,,,,eshte ti garantoje qeverise serbe dhe aparatit policor serb,,,,se vizita e Kryeministrit tone, eshte nje ngjarje historike per dy popujt tane “MIQ”.
Sokol Balla nuk eshte anetar i Plisave. Ai nuk eshte perfaqesues i harbuterise dhe i rrugacerise qe duhet trajtuar si e tille. Kur njerez si Z.Balla, gjejne probleme me policine e ketij shteti karagjoz,,,vaj halli me te tjeret.
Z.Kryeminister.!! Nese je perfaqesues i shqiptareve,,,shih se c,po i ben serbi shqiptareve. Nje vizite nga ana juaj, ne kushte te tilla, eshte nje akt i paprecedent kunder interesave shqiptare.!!
Rama eshte duke folur ne Harvard nuk ka kohe te merret me keto vogelsira. Pastaj ai e ka thene qarte se do te zbatoje politiken e zero problemeve me fqinjet keshtuqe mos e shqetesoni kot.
Keshtu na kane trajtuar serbet dhe greket,por ne jemi internacionaliste europjane,te moderuar,ndjekim politiken e fqinjesise se mire.Ne shqipot me pushke me gjalme kemi luftuar bashke me serbet dhe greket kunder gjermanit,per ta shporrur nga Ballkani.Tani mezi presim rastin te luftojme kunder Amerikaneve,qe u rrembyan fqinjeve tane serbe Kosoven,sepse Kosova eshte zemra e Serbise.Rrofte Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha!