Viagra e bërë nga jashtëqitjet e minjve

anazapta

Tregtia e viagrave të falsifikuara duket se po pushton botën. Çdo vit prodhohen miliarda pilula të tilla që shiten me çmime tepër të ulta, por sjellin fitime marramendëse. Pas një ekzaminimi në laborator rezultoi se ato kishin një përqindje shumë të vogël viagre, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga, jashqitje minjsh, plumb dhe acid borik

Viagra është një ndër barnat më të falsifikuara në të gjithë botën. Prodhuesit e saj gjenerojnë çdo vit miliarda viagra të rreme, shitjet e të cilave janë po aq fitimprurëse sa dhe trafiku i drogës. Një rast flagrant është ai i Tailandës ku pilulat blu po shitet në rrugë me çmime tepër të ulëta, natyrisht pa asnjë recetë mjekësore dhe kush vendos t’i blejë në këtë mënyrë duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet e mundshme të konsumimit të tyre.

Hetimi

Por sa e leverdisshme është blerja e farmaceutikëve jo të sigurt? Sipas asaj që zbuloi trupa televizive e kanalit gjerman “ARD”, aspak. Ajo dërgoi për të analizuar në laborator 8 viagra që shiteshin me çmim të reduktuar, të cilat dolën se ishin të falsifikuara, dhe rezultati i konsumimit të tyre kishte pasoja afatgjata. Pasi u ekzaminuan në laborator tetë kampionet, shtatë prej tyre, përmbanin një sasi shumë të vogël viagre, ndërsa një ishte plotësisht joefektive. Natyrshëm lind pyetja nëse këto pilula nuk kanë viagër në përmbajtjen e tyre, prej çfarë substancash janë të përbëra? Rezultatet e nxjerra nga labortaori, sigurisht nuk do t’u pëlqejë atyre që i kanë blerë deri më sot, sepse viagrat e falsifikuara ishin të përbëra nga jashtëqitje minjsh, plumb dhe acid borik. Megjithëse për momentin nuk rezultojnë të jenë të dëmshme për shëndetin, ato dolën plotësisht joefektive për funksionin për të cilin shiten. Shqetësimi është i lartë sepse konsumimi i deritanishëm i tyre mund të shkaktojë pasoja kronike në shëndet.

Sipas vlerësimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ekzistojnë farmaceutikë të falsifikuar pothuajse të të gjitha varieteteve dhe nuk është fjala vetëm për viagrat, por edhe për barna që kurojnë kancerin, tensionin e gjakut, kolesterolin etj.

Si duhet të veprohet për të mos rënë pre e mashtrimeve të tilla? Farmaceutikë si viagra duhet të rekomandohen nga mjeku me një recetë mjekësore, madje nuk u duhet besuar as faqeve të internetit, të cilat megjithëse mund të duken serioze, nuk mund të zëvendësojnë rolin e mjekut.

 

Përgatiti: Dorina Gjuzi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *