Durrës, kapen 56 kg drogë në port

anazapta

56.6 kilogramë marijuanë janë sekuestruar sot në portin e Durrësit nga policia kufitare. Lënda ishte fshehur në makinën tip Benz me targa AA 316 DD, ku ishte vendosur e paketuar në 186 pako. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, E. Haxhia, 30 vjeç, nga Shkodra, dhe ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Marijuana kishte si destinacion Italinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *