Kush ishte Nikollë Filja?

redaktor

I dashur lexues! Nikollë Filja (1682-1769) ishte një folklorist dhe poet arbëresh. Ishte nga fshati Munxif (Mezzoiuso) i Sicilisë. Shkroi dhe përshtati në të folmen arbëreshe vjersha lirike me përmbajtje fetare, të mbështetura në folklor. Përshtati shqip edhe një “Doktrinë të Krishterë”. La një dorëshkrim me këngë popullore e shkrimet e tij, që u gjendën në një kodik në Kieuti, një qendër arbëreshe (dorëshkrimi i Kieutit). Me këtë veprimtari Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë. Këngët popullore të këtij dorëshkrimi u botuan nga M.Karkanoi në “Këngë popullore shqiptare”, (Foggia, 1908).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *