Droni fluturon edhe mbi Vlorë

Dita

Duket se dronet me flamuj shqiptarë kanë hyrë në modë. Një i tillë është parë sot pasdite edhe në Vlorë mbi stadiumin e qytetit kur po luheshin minutat e fundit të pjesës së parë të taklimit Flamurtari – Skënderbeu. Ai ka qëndruar për gati 20 minuta në ajër.

Droni ka valëvitur mbi stadium flamurin tonë kombëtar. Ngjarja ka ngjallur interesin e të pranishmëve të shumtë të cilët kanë rikthyer në vëmendje dronin me flamurin me simbole shqiptare në stadiumin e  Beogradit.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet për autorin e këtij akti.

Share This Article
2 Comments
  • WTF, te isha une ai qe do kish ngritur dronin, do isha vetedorzuar ne polici, me shume per te pare argumentat dhe mbi c’baze ligjore kane nisur hetimet. Shqiptare, mos i ngrini me flamujte neper ballkone se ju pret procedimi penal. Hahahahaaaaaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *