I nderuar lexues! Buzursheku ka qenë vend në luginën e Shkumbinit ku u zhvilluan dy beteja të mëdha kundër forcave pushtuese osmane në shek.XV. E para u bë gjatë dimrit 1432-1433 midis kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Gjergj Arianiti dhe forcave të komanduara nga Ali Bej Evrenozi dhe përfundoi me një fitore të shqiptarëve që bëri bujë. E dyta u bë në prill 1467 midis ushtrisë së Skënderbeut dhe forcave të mëdha ushtarake të udhëhequra nga sulltan Mehmeti II. Me emrin Buzurshek mund të lidhet emri i sotshëm i një vendi të quajtur Bushek në afërsi të Elbasanit.
