Media serbe, rikthim në vitet ’90: Shqipëri e Madhe, punime në vazhdim

redaktor

E përditshmja më e madhe serbe, BLIC, numrin e sotëm të gazetës e hap me titullin ironik “Shqipëria e Madhe: punimet në vazhdim”.

Mediat kosovare e komentojnë këtë titull të Blic si një rrëshqitje të nacionalizmit në fushën mediatike. Mediat serbe pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë dalë nga petku europian dhe nxorën gjuhën e viteve 1990 të kohës së Sllobodan Millosheviçit.

Kjo fushatë urrejtje ndaj shqiptarëve po vazhdon ende, bile edhe në ato media që deri të martën, ditën kur Serbia u përball me Shqipërinë, thirreshin vlera evropiane.

Kjo është vazhdimësi e “dronit” me shqiponjë dykrenare dhe hartën e Shqipërisë Etnike, ku u mundua që t’i tregohet Europës se shqiptarët e kishin planifikuar një provokim të tillë.

Në këtë artikull të Blic flasin historianët nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, po këta historianë që në librat e tyre kanë ndjellë urrejtje dhe thirrje për vrasjen e shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *