Frymëzimi i futbollistit të Barcelonës Gerad Pique për të luajtur futboll duket se është djali i tij.
Mediat spanjolle kanë fotografuar bashkëshorten e Pique , Shakirën, dhe djalin e tij Milan që kishin preferuar të ndiqnin nga afër ndeshjen midis Barcelonës dhe skuadrës së SD Eibar.
Shakira ,e cila është shtatzënë, bashkë me djalin e saj Milan i cili ishte veshur i gjithi me uniformën e Barcelonës, po ndiqnin me krenari ndeshjen e mbrojtësit të Barcelonës.
Djaloshi 21 muajsh, qëndronte në krahë të Shakirës dhe mbështese Gerard Pique në ndeshjen e djeshme kundër skuadrë SD Eibar.

