Bëjeni dhe Vuçiçin djalin e ndonjë partizani

redaktor

Në Serbi i ndryshojnë përditë versionet për atë që ndodhi në stadium.

Dje fantazia arriti majat: Sipas medias serbe mafia shqiptare pagoi huliganin Ivan Bogdanov, apo siç njihet ndryshe “Ivani i tmerrshëm”, që të hyjë në fushë gjatë ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Prania e Bogdanovit në fushë nuk i ka shpëtuar as delegatit të ndeshjes holandezit, Hari Bin.

Ky i fundit në raportin e tij ka shkruar se huligani serb ishte i pranishëm në fushë gjatë incidentit. Por, Milivoj Mirkov, komisar për siguri në Federatën Serbe të Futbollit dyshon se Bogdanov mund të jetë i paguar nga mafia shqiptare, raporton Zëri.

“Delegati në raportin e tij ka shkruar se ai person, të cilit nuk dua as t’ia përmendi emrin, nuk e meriton të jetë i reklamuar. Ai nuk duhet të ishte aty, sidomos pas rastit në Xhenoa, ku shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes. Por, u shfaq.

Nuk e përjashtoj mundësinë që atë person ta ketë paguar mafia shqiptare, që të hyjë në fushë dhe të na bëjë dëm”, deklaroi Mirkovic.

Në rrjetet sociale ka plasur gallata me këto variante të serbëve. Ku një prej komentuesve thotë, “deri në fund mediat serbe do të thonë se edhe të ëmën e Vuçiç e ka punuar ndonjë ish-partizan kur ka luftuar gjermanin dhe ai të dal shqiptar”.

Aman, këtë mos e nxirrni se nuk e duam shqiptar edhe atë..:)

Share This Article
2 Comments
  • Shqiptaret nuk perdorin gjakprishurit as per “nevoja” e shernbime banale, e el me nje gjakprishur ta “paguajne”.Te marrten serbet i mundem edhe ne fudboll edhe ne politike.ushtarakisht i mundem me 10 qershor 1999.Te marten e shtijme perfundi pergjithmone.Rama duhet te shkoje ne Beograd vetem te kryeje grushtin e fort qe nakauton serbine dhe e dergon ne “boten e enerrave historike”.

  • Dita,

    Serbet te bejne cfare te duan. Ne duhet te tregohemi me dinjitoze. Hiqeni kete foto te vucicit.Vini nje fot normale. Nuk duhet ta ulim veten ne nivelin e tyre, vec te japim fakte dhe te shkruhen analiza dinjitoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *