Që Lulzim Basha është kryetari më përtac dhe më i paaftë që ka patur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, ky nuk është as lajm i ri dhe as ndonjë thagmë. Puna (ose më saktë, tallja e menderes) me Kryeqytetin duket gjithandej në Tiranë. Rrugët janë rimbushur me gropa, kryeqyteti është një qytet më i pistë se 3 vjet më parë; më pak i bukur se 3 vjet më parë. Por, Luli është edhe një kryetar i paaftë partie. Përveçse manipuloi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së (siç e vërtetoi me gojën e tij Xhelal Mziu), ai ka “harruar” ta mbledhë organin më të rëndësishëm të Partisë. Arsyeja? Këshilli Kombëtar zgjedh Kryesinë e PD-së dhe me sa duket pazaret brenda selisë blu se kush do të zgjidhet në Kryesi nuk janë mbyllur ende. Nga ana tjetër, Berisha, kumbari i Lulit në parti e kudo gjetkë, po bën çmos që pjesë e Kryesisë së PD-së të jetë edhe familja e tij, fillimisht me dhëndrin, e më pas me të bijën. Për të gjitha këto, e të tjera, nëse do të mallkosh një qytetar dhe një demokrat të thjeshtë, drejtoji gishtin në fytyrë duke i thënë: “Paç një kryetar si Luli”. Këtë tekstin më sipër nuk e kemi shkruajtur ne të Facebook Spy:) Është komenti i një qytetari në faqen e Lulit që u fshi menjëherë nga administratorët e faqes së Bashës në Facebook.

Mua ma hoqen te drejten e fjales te faqa e lulit pse i thashe ” per cfare i kerkove votat per te nejt jasht parlamentit ” ky eshte i biri enver hoxhes
Luli eshte perfaqesuesi i dyfytresise politike shqiptare,Tjeter mendon e verpon e tjeter flet. Si salo si luli.Nga urrejtje ndaj Rames, flasin per patriotizem me surla e tupana. Salo po trashigohet ne bazhdimesi edhe ne brezin e tret,Mbesa po vazhdon adhurimin e gjyshit.
Mallkuar qofshin Saliu e Luli e co qe e cuan vendin ne kete gjendje ,qe manipulojne cdo lloj votimesh nga deshira makabre per te qendruar ne pushtet mot e jete.