Deputetja Ledi Shamku ishte një nga deputetet që reagoi në seancën e parlamentit këtë të enjte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj lojëtarëve tanë në Beograd.
Përmes një shkrimi në Facebook, Shamku rrëfen bashkëbisedimin me disa vizitorë serb që kanë mbërritur në Tiranë dhe që shijojnë kafen e mëngjesit. Më poshtë postimi i plotë i deputetes Ledi Shamku:
Lirojeni atë popull!
E dielë. Po shijoj kafen time të përdielshme në barin poshtë shtëpisë, i cili këso ditësh me diell mbushet plot me vendalinjtë e lagjes, apo siç është modë të thuhet tash, mbushet me autoktonë. Ngjitur me shpinoren e karriges sime dëgjoj të flitet lirshëm serbisht:
“Samo za tebe! – Normallnije”
Vijoj të rrufis kafen time e t’i kqyr edhe ata, të cilët po ashtu si unë, rrufisin të njëjtin ekspres, të qetë e të shpenguar, në klubin e “vendalinjve”.
Befas njëri syresh, me një anglishte pragmatike më kërkon çakmakun. Dhe së këndejmi batuta: “Ta jap, por shpresoj të mos kesh ndonjë flamur të kuq në xhep, ndryshe është pisk puna!”. Dhe qeshet, saku ndizet duhani.
Më thonë se janë të lodhur nga gjithë ai ushqim i helmët urrejtjeje që ideologjia e shtetit të vet u jep përditë. Më thonë se ndjehen të lirë në Tiranë, ku edhe këto ditë të nxehta, kurrkush nuk i trazon përpos ndonjë batute humori dashamirë. Më thonë se ua kanë shumë lakmi shqiptarëve këtë mendësi të bukur që kanë, të tipit: “Jeto e leri të tjerët të jetojnë”. Më thonë se sapo nisin të çlirohen vetiu nga helmi i ideologjisë së urrejtjes, politika ua derdh sërish sipër me rrëke, duke i mahisë. Më thonë në fund se ndjehen të marrun rob me pahir nga e gjitha kjo, dhe se na e kanë lakmi ne shqiptarëve lirinë e shpirtit.
Rimarr mbrapç çakmakun tim, shtrëngojmë duart në përshëndetje, dhe ata vijojnë të flasin mes tyre: “Kako? Ne ne!”
Vuçiç, Daçiç, Nikoliç dhe gjithë ju içë të tjerë që në fakt më fort se në “iç”, rroni në “ish”! Lirojeni popullin tuaj nga kjo pengmarrje! Kemi nevojë për fqinj të lirë!
I vështroj jo pa keqardhje dhe ngrej sytë nga Dielli. Vijon të na ngrohë bujarisht njëlloj.

LIVE AND LET LIVE
Nuk ka qene asnjehere motiv shqiptar, moj e degjeneruar me rrace e mace shtepie. Eshte nje thirrje e deshperuar e europiano perendimoreve dhe amerikaneve te pertej oqeanit, simbol i menefregizmit kapitalist te ruajtjes se “status quo”-se te te vetmit zot qe njohin. parane.
Ke nevoje me sa shoh te pastrosh veshet nga grumi i keqesise qe te ka shurdhuar moj delengjeshke, me siguri serbet simpatike çakmak-kerkues te kane thene edhe „Јеби си матер“, dhe ti i ke buzeqeshur me filxhanin mes dhembeve fe finte qe mban prej kohesh.
Nuk je e vetmja qe zbaton me perpikmeri urdherin qe Shkrel-Biberajt ju kane imponuar per t’ja perkulur te prapmet serbeve qe ngrohen nen te njejtin diell me tendin. Ke Çanin, Fevziun, Zhejin, Imamin e Dasaren e millosheviçeve qe ju bashkuan me zemer gerthitjes “vdekje shqiptareve”.
Ne e dime fare mire qe kerkoni te nxirrni geshtenjat nga zjarri me duart tona, por nuk e bejme per ju, jemi paqesore, altruiste e dashamires ndaj kujto qe heret a vone e detyrojme te na respektoje.
Nuk ben pjese ne mentalitetin tone frika, nenshtrimi, perbuzja. Edi Rama do vizitoje Serbine me koken lart, e ben per te miren e shqiptareve dhe jo te shqip-folesve te pertej Bjeshkeve te Namuna, nga ku vjen edhe sorollopi yt.