Humb ndeshjen, arrestohet Kombëtarja (jo ajo serbe)

Ornela

Të themi me siguri nëse lajmi është i vërtetë apo jo, është si zakonisht, një mision i pamundur kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut.

Megjithatë zërat janë alarmante, ashtu siç është alarmant vetëm fakti që një lajm i tillë mund të jetë i vërtetë. Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un thuhet se ka arrestuar të gjithë skuadrën e kombëtares së futbollit që u mund në shtëpi 0-1 nga rivalët e Koresë së Jugut më 2 tetor, në ndeshjen e parë mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut në Lojërat Aziatike, që prej vitit 1978.

Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut, “Rodong Sinmun”, e përshkruan si një “humbje poshtëruese”, por jo vetëm kaq, ajo pohon se diktatori koreano-verior është gati t’i vrasë lojtarët në një ekzekutim publik. Pas ndeshjes thuhet se atletët janë shoqëruar deri në autobusin që i priste dhe më pas janë transferuar në një burg të sigurisë së lartë.

Gazeta “Rodong Sinmun” ka drejtuar gishtin tek skuadra në një artikull të faqes së parë, duke publikuar foton e lojtarëve me titullin: “Burrat që na rrënuan”. Në artikull përshkruhet paraqitja e turpshme e skuadrës dhe mbështet plotësisht ekzekutimin e futbollistëve. Kim Jong-un nuk ka komentuar zyrtarisht ndeshjen, por funksionarë të regjimit shumë afër me diktatorin kanë thënë se ishte tejet i nevrikosur dhe se kishte ndërmend të gjykonte në publik lojtarët që humbën përballë kundërshtarëve të tyre të Koresë së Jugut.

Nuk do të ishte hera e parë që Koreja e Veriut ndëshkon ashpër atletët e saj. Më 2010-ën, FIFA ka hapur një hetimin në Korenë e Veriut pas një denoncimi se lojtarët e kombëtares së futbollit, ishin torturuar pasi humbën të tre ndeshjet e Kupës së Botës.

O.J

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *