Shkarravitja nxit kreativitetin dhe ndihmon në zhvillimin e ideve ndërkohë që flasim në telefon. Ndonjëherë shkarravitja e pakuptimtë mund të përshkruhet si “aktivitet i zhvendosjes”. Kjo sepse telefonata është e papritur, na shkakton ankth, apo thjesht sepse duam ta mbyllin telefonatën dhe të bëjmë diçka tjetër. Gjithashtu duhet të mbani mend se në bisedat ballë për ballë bëjmë shumë lëvizje me duar dhe trup, përveç gjesteve. Të privohesh nga ky element vizual mund të jetë frustrues dhe mund të gjenerojë aktivitet që nuk ka të bëjë me momentin specifik, si për shembull shkarravitja. Nga ana tjetër shkarravitja mund të ndihmojë në përqendrim.
O.J
