Tirana e Shkodra ndajnë çmimin e madh, fituesit marrin nga 500,525 lekë

redaktor

Loja më popullore e fatit në vend shpërbleu me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra ndjekës të rregullt të lojës telefonike që morën pjesë në shorteun e ditës së djeshme.

Ndonëse nuk kanë mundur të qëllojnë në shenjë zarfin ku fshihej çmimi më i lakmuar, makina “Pezho 107”, fituesit e lojës telefonike i janë gëzuar shumave të tjera të mëdha, vlera e të cilave ka kapërcyer pragun e 70,000 lekëve

Me mijëra familje shqiptare i kanë besuar fatit, pasi kanë vijuar të luajnë me çmimet dhe dhuratat e Telebingos Shqiptare, duke u bërë edhe fitues të shumë prej tyreve. Loja më popullore e fatit në vend shpërbleu me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra ndjekës të rregullt të lojës telefonike që morën pjesë në shorteun e ditës së djeshme.

Ndonëse nuk kanë mundur të qëllojnë në shenjë zarfin ku fshihej çmimi më i lakmuar, makina “Pezho 107”, fituesit e lojës telefonike i janë gëzuar shumave të tjera të mëdha, vlera e të cilave ka kapërcyer pragun e 70,000 lekëve.

Duke shëtitur në të gjithë vendin, loja telefonike ka shpërndarë çmime të shumta për të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Sonilën në kryeqytet. Në betejën me zarfet për të gjetur se ku qëndronte e fshehur “Pezho 107”, Sonila është shpallur fituese e shumës 70.000 lekë. Një tjetër fitues nga Kamza ka vijuar të luajë me lojën e dhuratave dhe çmimeve të Telebingos, duke siguruar në fund të lojës 70,000 lekë.

Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Lezhës, ku Luçja ka goditur në shenjë të tjera zarfe me çmime të mëdha. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Luçja është shpallur fituese e plot 80.000 lekëve. Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurës së radhës.

Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Bora është bërë fituese e shumës prej 70,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë “suoç” të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Kuçova ishte qyteti nga ku u përzgjodh edhe fituesi i fundit i lojës telefonike në shorteun e ditës së djeshme, i cili ka fituar 50,000 lekë.

Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, shumë e cila ka kapur vlerën e 1,001,050 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh është ndarë mes dy qyteteve. Kanë qenë pikërisht dy familje, një në Shkodër dhe një tjetër në Tiranë që rezultojnë të kenë blerë biletat fituese. Secila nga këto familje siguron 500,525 lekë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 13884 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 350 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 855 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

tabela

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *