“Shqipëria, një Amerikë e vogël pët italianët”

redaktor

Italia është një nga vendet me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Por, me kalimin e viteve, mjaft italianë kanë vendosur që të vijnë dhe të punojnë pikërisht në Shqipëri.

Për këtë arsye, Corriere della Serra ka bërë një reportazh për italianët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Ministri Erion Veliaj, duke folur për gazetën italiane, thotë se në Shqipëri jetojnë dhe punojnë 19 mijë italianë.

Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Tiranë, ndërsa më pak në Shkodër, Durrës e Vlorë.

Sipas Veliajt, “ne jemi një shtet i ri dhe ambicioz, pothuajse një Amerikë e vogël në pragun tuaj”.

Luca Falanga është një nga italianët që jetojnë në Shqipëri.

Ai thotë se Tirana është e zhurmshme, por me një rrogë 600 mijë lekë jetohet mirë.

Megjithatë, kujdesi shëndetësor mbetet një problem, sipas tij.

“Pa para nuk shkon askund. Për fat të mirë ka spitale private, por ata të kushtojë shumë”, thekson Luca.

3

4 5 6

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *