Gazetari shqiptar Idro Seferi ka qenë i ftuari në emisionin ’24 minuta’, të autorit Zoran Kesiç, në televizionin B92, që është shpërndarë menjëherë nëpër rrjetet sociale.
Portali Presheva.com, shkruan se Idro Seferi, i ka dhuruar prezantuesit të emisionit një bukë, në shenje solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë. Në këtë emision për ironizim flitet edhe shqip.
“Kam një dhuratë për ty. Në shenjë solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj një bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri. Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e veçanta”, tha gazetari Seferi.
Nëpërmjet humorit gazetari shqiptar dhe kolegu i tij serb kane komentuar me humor dhe satirë ngjarjet në ndeshje dhe tensionet e krijuara pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Në emisionin kritik, Seferi në fund të emisionit është shfaqur me një telekomandë duke pilotuar një dron, me flamurin e një emisioni tjetër të këtij televizioni.

Shperndajeni kete. bera nje video per tifozat rraciste serbe ne vite, mse federata nuk e leviz menderen:
http://www.youtube.com/watch?v=VNVv1-ylXOg
Serbet u treguan thjesht vandale, si ne shekullin e 6-te. Astrit, te lutem mos ngaterro vandalizmin me racizmin, sepse vandalizmi eshte shume me i peshtire se sa racizmi.
BRAVO SEFERIT ME TE VERTETE QENDROI SI BURRAT DHE IRONIZOI FORT SERBET SIDOMOS ME DRONIN!!!
Bravo’nje dhurate taman si duhet!
Duhet te kemi kujdes e te jemi cdo here ne nivel te kryevepres ‘droni’,e cila tash e mbasi do jeté kuti me te cilen do matemi!
Ruheni nivelin,ju lutem te gjitheve!humor,qytetari ,miresjell ..po pa harruar asgje!
Bravo gazetaret. Kjo eshte menyra me e mire per te ftohur kokat e nxehta ne Beograd.