Debati shqiptarja vs Platini

Ornela

Shtohen gjithnjë e më shumë rastet që “trimat shqiptarë” ua bëjnë rrup–sup “keqdashësve të huaj” për ndeshjen Serbi- Shqipëri.

Një vajzë shqiptare e quajtur Ada Stefani, e cila jeton dhe punon në Francë, shkruan në rrjetin social Facebook se ka takuar presidentin e UEFA-s Michel Platini dhe për disa sekonda ka debatuar me të përsa i përket ngjarjeve që ndodhën në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Eleminatore Serbi-Shqipëri.

Ajo që duket qartazi në këtë bisedë, gjithmonë sipas asaj që shkruan vajza në profilin e saj,është fakti se presidenti i UEFA-s mban hapur anën e palës serbe.

Ja biseda e plotë e shqiptares me Platininë, postuar në wall-in e Ada Stefanit:

“Sot takova M. Platini -ne !

Nuk e kam pare asnjehere me interes te vecante, te shkruaj ne facebook, faktin qe Z. Platini banon perballe punes time, madje vjen shume shpesh aty, sic beri dhe sot.

E kisha menduar keto dite, qe nese do te vinte nuk do te rrija gojekycur, te pakten per t’i thene dhe une qofte dhe nje fjale per ate politike nacionaliste – futbollistike qe iu be vendit tone nga ana e Serbise.

 

Pasi pranoi te benim nje foto, duke ikur i them :

– Zoti Platini, une jam Shqiptare….

Me kthehet me nje buzeqeshje dhe me thote:

Platini; – Nuk ishte gje e bukur ajo qe bene shqiptaret

I them : – Keni vetem pak sekonda kohe te shikoni nje foto ? ( dhe i tregoj foton ku serbet kishin futur nje fuci te madhe ne stadium…) – kjo a mund te ishte bombe Z. Platini ? sepse kjo fuci ka ardhur ne ruge tokesore dhe eshte lejuar pikerisht nga focat e rregullit…droni erdhi nga qielli , ndersa kjo fuci erdhi nga toka ne menyre mese koshiente…

Platini – Droni mund te ishte bombe….

Une : – Po si mund te denoni Shqiperine , kur ju nuk e keni vertetuar akoma dhe se keni kapur akoma autorin. Ai gjest mund te vinte dhe nga nje serb…

Platini : – por flamuri ishte shqiptar

Une : – kjo se perjashton faktin qe mund te jete provokim nga serbet…

Platini duke ikur : – vendimin do ta marre komisioni

Une ; – Une kam besim te ju … (dhe e putha me dore).

Kjo ishte biseda e atyre sekondave qe arrita te beja me Z. Platini. Secili nga ju mund ta gjykoje vete dhe ta analizoje vete nese do kete penalizim apo jo per Shqiperine. Une dua te jap vetem nje ide timen rreth kesaj bisede.

Ajo qe synova te ato momente, ishte fakti qe t’i tregoja Presidentit Platini, qe prononcimet e tij ishin te parakoshme dhe dukeshin haptaz qe lobi serb kish bere pune me te madhe ne kete dretim.

Zoti Platini, ju falenderoj ne rradhe te pare qe u kthyet nga rruga per te me degjuar. Ky fakt me dha me shume kurajo t’ju flisja. Vetem se ajo qe me beri pershtypje ishte fakti qe fjalise time, une jam shqiptare – ju kthyet me fjaline –

– C’était pas bien ce qu’ils ont fait…. (s’ishte mire ajo qe ata bene) .

I nderuar Z. Platini , ju jeni presidenti i Uefas dhe jo presidenti i komisionit qe e jep vendimin perpara kohe…

I nderuar Z. Platini, – T’i kthesh nje pergjigje te tille nje vajze shqiptare, kur ajo spo te pyet fare per sport, por po te thote vetem se eshte shqiptare, eshte pak avokati e tepruar serbe, ne dem te shqiptareve.

I nderuar Z. Platini, te mundohesh te bindesh nje vajze shqiptare qe veprimi s’ishte i mire kur me nje pergjigje fare te thjeshte te tipit (verifikimet dhe denimet te ia leme autoritetit perkates) do te ishte me e hijshme nga ana juaj.

– I nderuar Z. Platini , sjellja juaj kritikuese ndaj shqiptareve e tregon me se miri qe komisioni i ka marre vendimet para se te shqyrtoje faktet.

I nderuar Zoti Platini, ju do vini prape tek une, do rishihemi prape dhe pas vendimit te komisionit. Do me buzeqeshni si gjithmone dhe do me thoni si je??? dhe une do iu pergjigjem : – Jam gjithmone SHQIPTARE!”

Share This Article
13 Comments
  • Ada faleminderit!
    keni bere sherbimin qe keni mundur ndaj atdheut.
    Futboll duhej te ishte por u kthye ne ceshtje nderi
    Te shohim vendimin me 23.

    • Vendimi nese merret nga filoserbe, nuk ka shume nevoje per imagjinate.
      Gjithesesi nese UEFA & Co do te degjeneroje veten me vendime diletantesh, le ta beje. Ne nje fare menyre ne te fituar jemi sepse nderin e kemi ne vend.

      I ruajt Zoti djemte e kombetares dhe kedo qe e do dhe e mbron kete vend!

  • Eshte nje ndjenje qe se permban dot, kur ke perpara teje, pikerisht personin, qe po pergatit Gijotinen, per vendin tend te lindjes.
    Por ajo qe me ngroh ne kete bashkebisedim, mes Ades dhe Platinise, eshte qe shyqyr, qe perpara inkuizitorit, ishte nje person me gjykim te shendoshe, me integritet dhe aq me teper nje femer, qe edhe i tregon misheleve, se femra shqiptare, di te mbroje dhe di te kundershtoje, por edhe te ironizoje.

  • Esht e para her ne jeten time qe jam krenar me bashkekombesit e mi jam krenar me aden me futbollistet shqiptar me atdheun tim
    jemi nji popull i martirizuar ku politika e viteve te fundit u mundua te vras nervin e atdhedashuris po po shof nga larg se efekti esht i kundert dhe kjo me ben te jem krenar me atdheun tim me bashkekombasit e mi

  • Te krenohemi se ka plot shqiptare qe e kane per krenari te qenurit shqiptare ne vende te ndryshme te botes.Nje shembull i vogel por qe flet shume:Shoh shume targa makinsh “Albania” ose edhe nga rrethi qe jane.

  • Je treguar shume e mençur Ade e dashur.Edhe une do desha te te takoja kur te vij ne Paris dhe te te puth ne balle!

  • Ada,

    Bravo, vajza dhe djem si ty jane krenarija jone.. Mbaje koken larte dhe ashtu qendro KRENARE QE JE SHQIPTARE!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *