Organizata si Agimi i Artë janë “vdekja klinike” e principeve dhe frymës europiane në rajon. Kështu shprehet deputeti socialist, Pandeli Majko, në një postim në Facebook. Socialisti Majko ka reaguar pas lajmit të publikuar sot në të përditshmen “Shekulli” për themelimin në mënyrë të fshehtë të një dege të Agimit të Artë në Sarandë.
“Partia neonaziste “Agimi i artë” ka hapur degë në Shqipëri?! A ka Ministri të Brendshme dhe Ministri Drejtësie në vendin tonë për të dhënë shpjegime rreth këtij lajmi që është botuar sot në media. “Agimi i artë” në Shqipëri vlen të trajtohet si organizatë terroriste. Organizata të tilla janë “vdekja klinike” e principeve dhe frymës europiane në rajon”, shkruan Majko.
E përditshmja “Shekulli” shkruan sot se në 30 janar është themeluar në fshehtësi të plotë në qytetin e Sarandës, me zyra në fshatin Mesopotam, dega e parë e lëvizjes fashiste greke, ‘Agimi i Artë’. Sipas gazetës, anëtarësia përbëhet nga një grup prej 30 vetash, ku shumica janë adoleshentë minoritarë grekë. I pari që ka përgëzuar nismën ka qenë deputeti nga Suli, Kristos Papas, i cili ka pasur dhe një telefonatë me një nga pjesëtarët e kësaj dege, të cilin e ka shumë mik të ngushtë dhe të besuar.

30 adoleshente = 30 pidha kurvash .
Te veproje ligji sa s’eshte vone per plehrrat tradhetare !