Dy banesa janë djegur gjatë orëve të natës së kaluar në Korçë. Fillimisht flakët kanë përfshirë një banesë dykatëshe, nga e cila zjarri është përhapur, duke kaluar edhe në shtëpinë ngjitur. Zjarri nuk ka lënduar njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Mësohet se të dy banesat dykatëshe ishin të banuara.
Banorët kanë lajmëruar zjarrfikësen, por puna e saj është vështirësuar nga era. Sipas burimeve, nga përhapja e shpejtë e flakëve janë djegur të gjitha orenditë e të dyja shtëpive, çka i ka lënë banorët në kushte të vështira.
