Topalli: Vetëm Sali Berisha mund t’i lëvizë malet

redaktor

Kryetarja e Kuvendit gjatë udhëtimit për në Bullgari nuk ka nguruar të ndaloj në një cep të Rrugës së Kombit dhe bëj një fotografi për ta postuar në Facebook. Bashkëlidhur me fotografinë ajo ka bërë dhe një koment i cili në fakt është lloj falënderimi për kryeministrin Berisha. “Njëlloj mahnitem, si herën e parë kur kaloj nga rruga e kombit. Ky është bashkimi fizik me Kosovën. Dhe të mendosh se kjo rrugë, që lëvizi malet është bërë në një kohë rekord. Vetëm Kryeministri Berisha guxon e bën realitet projekte si kjo mrekulli, që i jep zhvillim edhe zonave më të braktisura të vendit, dhe bashkon kombin. Kujtoj se vetëm pak vite më parë kur shkoja për punë partie në Kukës duheshin 8 orë për të arritur. Sot, në më pak orë do të jem në Sofje, ku do të kem një vizitë zyrtare”, shkruan Topalli.

Share This Article
6 Comments
  • Besojeni Dizenjatoren se nuk han mut kot. Sali Berisha asht mesuesi i rradhes,mbas Enver Hoxhes e Hysen Lacit ne Stacionin e Misrit ne Shkoder. E ka shtyp komunizmi kete Zhelefinen e Zallit te Kirit,por e ka shtyp me brinje ne tavolina zyrash

  • sale ne jug ka leviz malet i ka vila per familjaret e vet kurse ne veri xhozi ka leviz tokat i ka vjedh e i ka ba prone te veten se ja kalan e ama pleher te dy

  • Kjo eshte kryetarja jone e parlamentit, kush nuk e njef, vetem te lexoje cfare nxjerr nga goja dhe ska nevoje me te debatoje.
    Me duket se po na del e vertete ajo thirrja Enver Hoxha rrofsh sa malet, se akoma ska vdek Enveri, ai qenka gjalle se Zhozi po na thote se cfare ka bere Sali Hoxha i berishajve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *