Aty rri o Zen…

redaktor

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha kthehet në origjinë. Nëpërmjet rrjetit social Facebook ai lajmëron se ka shkuar në fshatin e babait të tij, atje ku ka lindur dhe është rritur burri që më vonë u bë doktor, komunist, demokrat, president, kryeministër dhe që udhëhoqi Shqipërinë për gati dy dekada. Shkëlzeni në profilin e tij ka postuar një foto të fshatit me diçiturën “Rikthim në origjinë”. Ai sqaron me tej për komentuesit që janë bërë kureshtarë se ndodhet në Kodrën e Priftit apo në Viçidol në Tropojë të vjetër. Ai thotë po ashtu se ka shkuar edhe për të marrë ca gështenja që sipas “vizitorit”, i ka vjelë me duart e tij. Ndërkohë, për të shkuar në Viçidol duhet të udhëtosh për rreth 15 minuta me makinë nga qyteti i Bajram Currit. Fshati ndodhet thuajse në kufi me Kosovën dhe ndahet në disa pjesë. Në një pllajë që shikon në pëllëmbë të dorës pjesën tjetër të fshatit, ngrihet kulla e Berishajve, ndërsa rreth saj shtrihen shtëpi të tjera të të njëjtit trung familjar. Po ti Zen, pse nuk rri më mirë aty!?

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *