Po lekët ku i gjejnë për këtë jetë luksi?

redaktor

Një tufë gjigante me trëndafila të kuq e ka surprizuar Armina Mevlanin ditën e djeshme. Këtë moment të veçantë të ditës, zonjusha bukuroshe e ka ndarë me miqtë e saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto nga momenti i marrjes së luleve me diçiturën, “e lumtur dhe e mbushur me dashuri”. Armina po përjeton një histori dashurie me djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Në fakt, nga postimet që shpërndan në rrjetet sociale duket sikur bën një jetë telenovele. Një jetë luksi, me udhëtime, me veshje të shtrenjta, me dhurata, surpriza. Kujtojmë po ashtu që Shkëlzeni ka qenë njëherë i martuar, dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ata jetojnë me të ëmën e tyre, Sadije, në Suedi. Por, duke u kthyer te jeta e Mevlanit, jo vetëm Shkëlzeni i bën surpriza asaj, por edhe ajo atij. Një nga momentet që e ka bërë publike ka qenë edhe nata e Shën Valentinit. Në profilin e saj në Instagram ajo postoi një foto ku dukej një vaskë e mbuluar me shkumë, ndërkohë mbi të me petale të kuqe trëndafili ishte formuar një zemër dhe ishte shkruar Love. Me këtë foto Armina ka uruar ditën e “Shën Valentinit”, duke treguar se është e dashuruar. Një detaj tjetër që ra në sy ishte fakti se Armina në diçiturën e fotos kishte shkruar se kjo është surpriza e saj. Rrojnë ca, rrojnë!

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *