Vendimi i djeshëm që UEFA dha për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk ka lënë më shqiptarë pa reaguar në rrjetet sociale.
Shumë prej tyre nxirrnin mllefin duke sulmuar Federatën Evropiane të Futbollit, ndërsa të tjerë akuzonin edhe FSHF-në tonë. Por kishte dhe nga ata që bënin një përzierje të çuditshme mes politikës dhe sportit.
Një prej tyre ishte Jozefina Topalli, që me sa duket, është dakord me faktin që UEFA në këtë vendim u përzie me politikë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ajo vetë. Ka thënë se UEFA ka dhënë një vendim siç ndodh në Parlamentin e Shqipërisë.
“Vendimi i UEFA-s? Si në Kuvendin e Shqipërisë, që pasi të agresojnë edhe të dënojnë se ke denoncu krimin!”, shkruan Jozi në Facebook-un e saj. Por komentuesit i kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që të flasë për sport dhe jo për politikë, ose në të kundërt të mos flasë fare. “Fol në lidhje me ndeshjen, mos u fut edhe ti në politik tash sikurse Uefa”, shkruan një komentues.
Topalli s’e ka kuptuar ende se çfarë është UEFA, i duket si byroja e parlamentit shqiptar. Megjithatë një pyetje kemi ne, kjo Zonja, mos e ka nga eksperienca këtë punën e vendimeve të Kuvendit?!
