PD mblodhi dje krerët e degëve në rrethe për të diskutuar mbi fushatën për zgjedhjet e qershorit. Pas diskutimeve për “ndarjen e detyrave” u vu re se në krye të grupeve të punës në rrethe do të jenë të gjithë demokratët që drejtuan fushatën në rrethe për zgjedhjet e 2009-s. Përjshtim bën vetëm Durrësi, grupi i punës së të cilit këtë radhë drejtohet nga ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi (në 2009-n drejtohej nga Ferdinand Xhaferri).
Qarku më i madh, ai i Tiranës,do të ketë në krye të grupit të punës ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi.
Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetës “Panorama” se në mbledhjen që zgjati dy orë u prezantua strategjia që PD do të ndjekë për zgjedhjet e qershorit, e njëjtë me atë të zgjedhjeve lokale të 2011-s, për Bashkinë e Tiranës.
“Ne jemi ndryshimi, përpara” do të jetë slogan ynë. Ky slogan shpreh më bukur se çdo slogan tjetër realitetin që kemi krijuar dhe vizionin që ne paraqesim. Një mijë herë po ta mendosh, nuk mund të gjesh cilësim dhe kualifikim tjetër përveçse “ne jemi ndryshimi, po ç’do të thotë kjo? Përpara”, citohet kryemministri. Kreu i PD-së është shprehur i hapur për një koalicion të madh, duke përjashtuar Frymën e Re Demokratike.
Drejtuesit e grupeve të punës sipas qarqeve
Tiranë – Aldo Bumçi
Durrës – Eduard Halimi
Lezhë – Edi Paloka
Dibër – Jemin Gjana
Shkodër – Jozefina Topalli
Kukës – Flamur Noka
Elbasan – Arben Imami
Fier Sokol – Olldashi
Vlorë – Astrit Patozi
Korçë – Ridvan Bode
Berat – Genc Pollo
Gjirokastër – Genc Ruli.
