Leka Zogu II kërkon pronësinë e Pallatit të Brigadave

anazapta

Pasardhësi i familjes mbretërore, Leka Zogu II, kërkon në gjykatë pasuritë e familjes. Gazeta “Panorama” shkruan sot se Leka Zogu II, pasi ka siguruar dokumentet e pronësisë nga Arkivi i Shtetit, i është drejtuar gjykatës për të kërkuar të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme të njohura si “Pallati i Princeshave”, sot Biblioteka e Librit të Huaj, si dhe “Pallati Mbretëror”, sot Pallati i Brigadave.

 “Me pretendimin se janë pronë e gjyshit të tij, Mbretit Zog, dhe se deri tani e ka pasur të pamundur ta kërkojë këtë të drejtë, Leka Zogu II i është drejtuar Gjykatës në janar 2013. Pak ditë më parë togat e zeza kanë pranuar kërkesën e princ Lekës për rivendosje në afat të kërkesës së tij drejt Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për këto prona. Sipas vendimit të Gjykatës, pronat në fjalë janë dy pasuri të paluajtshme, të njohura si “Pallati i Princeshave”, sot Biblioteka e Librit të Huaj, si dhe “Pallati Mbretëror”, sot Pallati i Brigadave”, shkruan sot “Panorama”.

Sipas gazetës, në vendimin e shpallur më 25 janar nga gjyqtarja Blerona Hasa, thuhet se kërkuesi, princi Leka, nuk ka pasur mundësi të kërkonte më parë kthimin dhe kompensimin e pronës, pasi nuk zotëronte dokumentet e pronësisë. Sipas vendimit, këto dokumente trashëgimtari i vetëm i familjes mbretërore i ka “shtënë në dorë” vetëm pas datës 17 janar 2013. Referuar ligjit përkatës, ish-pronarët mund t’i drejtoheshin AKKP-së deri më datë 31 dhjetor 2008. Pas kësaj date, e drejta për të depozituar kërkesë mund të bëhej vetëm nëpërmjet gjykatës.

Share This Article
6 Comments
  • Vetëm në vendin tonë ndollin çudira të tilla, juve or pinjoll i Matit mos kërko diçka që stë takon por mundohu të ktheshë florinjë që volli gjyshi jotë dhe lëri prallat me mbret

  • Kete rrushin e vogel e rre mendja se mund te leshoje pe Jari apo Sala me shume se kaq .Nuk e di mavruia qe edhe mund ta shpallin serisht nongrada.Kot nuk thone oreksi vjen duke ngrene.Shko merr ndonje cope tok andej nga Burgajeti se ketu ske asgje tenden,

  • Burra , memecit i erdhi goja. Po cfare pallati, kerkon te marresh ti mor gagac.Kthe floririn e vjedhur nga gjyshi yt o rrumpalle. Nuk u ngopet duke vjedhur kete popull. Paskemi qene fatekeqe ne shqipetaret. Disa na grabisin naften,disa krom e baker, te tjere kerkojne detin. Tani na dele ky skerfyelli dhe i peqen pallati i brigadave.Ska faj ky mjeran , ka kujt ti ngjaje.Shko ne BURGAJET se mase merr p….in e sateme mor soj m….t. Edhe atje nuk merr asnje meter toke se Baca te nxjerre 7501-in.Mos i gezofsh kurre o basttard i ndyre.

  • Mire e ka ky princi i gjyshit, se Berisha ia ka hapur oreksin qe kur i dha te atit, Lekes I, pallatet te kalaja me firmen e vet, ndonese ato ishin ndertuar me paret e shtetit shqiptar. Por une i pergjigjem keshtu: “Po, do t’i marresh dy pallatet, ne se na kthen 139 kg flori dhe interesat e tij qe vodhi gjyshi yt hajdut kur iku si tradhtar i kombit me 6 prill 1939!”

  • Nga fundi i viteve ’90 shteti italian i dha te drejten familjes mbreterore Savoja per t’u kthyer ne Itali, por pa asnje te drejte pronesie mbi pronat e trasheguara ne vite nga familja mbreterore, per demet qe kishte shkaketuar Italise qendrimi i kesaj mbreterie. Tani, ky pinjoll i vrasesit te patrioteve shqiptare, pinjoll i kryehajdutit shqiptar te paraluftes, qe mezi belbezon dy fjale shqip, ngrihet e kerkon prona, ato qe Italia i ngriti me kerkesen e shtetit shqiptar te asaj kohe, si rezidenca qeveritare dhe jane paguar nga leket e shtetit. Ky person, i vetequajtur princ, duhet te largohet dhe nga ambjenti ku jeton padrejtesisht, sepse eshte prone e shtetit shqiptar, as e Sali Berishes qe ia fali dhe aq me pak e Zogut te tij. Thyej qafen nga ke ardhur.

  • Me dokumenta te rregullta nuk ka asnje pron Ahmet Zogu ne shqiperi. Pron e tije cilesohet kure ate e ka bere me pareat e veta dhe jo ato qe i ka bere me parat e shqiptarve me lredi te marrura nga Italia dhe qe i ka pervetsuar per vete.
    Kto i ka zbardhur ne emisionin Alarme tek “Ora wnjz” Keshtu qe eshte e kote nje gje e till.Saliu ka ikur nga pushteti qe nuk kursehej edhe serbiet po ti thonin se kemi prona ne shqiperi ishte i gatshemm tua jepte, pore ai teshme nuk kthehet ase pese vedekuri ase pese gjalli ne kete detyre.!
    Keshtu qe mos mbaj asnje shpres.
    Pasyri mbretrore konsiderohet vetem ajo pasuri qe behet me parat personale dhe jo me parat e shqiptarve.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *