Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar ndaj raportimeve në media rreth postimit të saj në Instagram. Ajo ka thënë se postimi: “Cana martohu me mua”, ishte një shaka mes shoqesh dhe nuk është dashur të bëhej lajm, vetëm për faktin se ajo është vajza e një personaliteti të njohur.
“E para më kryesorja, postimi im privat në llogarinë time private në Instagram nuk ka qenë diçka serioze, thjesht një shaka mes shoqeve. Kështu që kushdo që e ka marrë si diçka të vërtetë duhet të ketë probleme serioze mendore”.
“Sa i përket Lorik Canës, ai e përfaqësoi me dinjitet kombëtaren shqiptare në Beograd dhe nuk është mëkat që ndonjë femër shqiptare do t’i propozonte, përderisa çdo djalë tjetër duhet të lusë shumë një vajzë që të pranojë të paktën një kafe të pijë me të. Edhe pse propozimi im ishte në një rreth të ngushtë shoqesh. Është e drejtë e imja të jem adhuruese e kujtdo”, ka thënë mes tjerash Gresa në reagimin e saj.
Ajo ka shtuar se të jesh vajza e një politikani nuk i jep të drejtë askujt që t’ia cenojë asaj privatësinë duke kërkuar të drejtën e saj për të pasur një jetë private dhe të drejtën për të postuar çfarë të dojë duke mos pasur frikë që dikush do ta bëjë lajm – shkruan portali kosovar Telegrafi.

Nuk e njoh vajzën e z. Jakup dhe nuk më interesojnë lajmet për të por,di mirë se z. Jakup Krasniqi, i ati është një nga politikanët e paktë me integritet dhe patriotë të vërtetë të Kosovës? Tung!