Gazetari dhe kryeredaktori emisionit të mëngjesit në Klan Kosova, Milot Hasimja, u sulmua teksa po lexonte tekstin e një lajmi në ambientet e televizionit ku punonte. Momenti kur Sovran Syla e ka qëlluar me thikë është regjistruar nga aparaturat e zërit në Klan Kosova. Hasimja mori 4 goditje në qafë dhe në pjesën e pasme të kokës. Agresori u ndalua nga stafi i Klan Kosovës dhe u mbajt gjysmë ore në ambientet e televizionit, derisa erdhi policia.
Agresori ka vepruar e paramendim. E kishte përgatitur sulmin dhe kur u arrestua tha se arsyja e aktit të tij kriminal lidhej me një video.
Gazetari i njohur kosovar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, tregoi se si arriti t’ia hiqte thikën nga dora agresorit. Ai tha s e nuk kishte agjë personale me atë.

