Dronët e bëjnë botën më të mirë

Ornela

Një nga kritikat që marrin dronët është përdorimi i tyre në operacione ushtarake. Shpesh mendohen si armë lufte, por në fakt ato mund të përdoren edhe për qëllime humanitare. “Global Post” zbulon se cilat janë rastet në cilat përdorimi i dronëve ka një qëllim të mirë.

  1. Mbrojtje e natyrës së egër. Dronët mund të jenë një zgjidhje inovatore për të kompletuar sforcimet për siguri dhe mbrojtje të kafshëve në rrezik zhdukjeje. Kështu bëhet në zonën e mbikëqyrjes Ol Pejeta në Kenia, ku dronët mbikëqyrin dhe ndjekin kafshët 24 orë në ditë për të marrë masa të menjëhershme në rastin e pranisë së gjuetarëve ilegalë.
  2. Për qëllime humanitare. Sa vjen e rritet numri i OJQ-ve që përdorin dronët në punën e tyre. Në Filipine për shembull, OJQ-ja “MEDAIR” me ndihmën e avionëve të vegjël vlerësoi zonat ku kishte parashikuar ndërtimin e banesave.
  3. Ruajtja e paqes. OKB ka inaguruar dronët e parë “të kaltër” që përdoren në operacione paqeje në të gjithë botën. Bëhet fjalë për dronët e mbikëqyrjes që lehtësojnë informacionin taktik në kohë reale.
  4. Dorëzim i mallrave. Dronët gjithashtu mund të përdoren për të transportuar mjekime dhe vaksina në zonat e luftës ku ka pasur katastrofa natyrale.
  5. Harta e rajoneve në krizë humanitare. Në vitin 2010 pas tërmetit të madh në Haiti, puna e dronëve ishte absolutisht vitale, ata ofruan një informacion të saktë të hartës që ndihmoi në dallimin e zonave që kishin vuajtur më shumë pasojat e katastrofës.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *