Kush ishin Pirustët?

redaktor

I nderuar lexues! Pirustët ishin fis ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirditës. Deri më 168 p.e.s. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden ndër fiset që mbetën të pavarura pas shkatërrimit të saj nga romakët. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. Për herë të fundit përmenden në shek.II të e.s. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve. Në një mbishkrim të shek.III të e.s. përmendet një fshat i pirustëve, të shpërngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *