Blendi Fevziu thotë se Lulzim Basha ka qenë dhe mbetet zgjidhja e vetme për të drejtuar PD-në.
Sipas tij, dualiteti që ka Basha me Berishën nuk është një problem politik afatgjatë.
“Basha ishte dhe besoj se mbetet zgjidhja e vetme për PD-në.
Natyrisht, raporti i tij me atë të zotit Berisha duhet përcaktuar më mirë.
Dualiteti nuk krijon ndonjë problem politik afatgjatë, por sjell konfuzion dhe mosbesim në politikat afatshkurtëra”, thotë ai për Respublica.
Në lidhje me përfshirjen e familjarëve të Sali Berishës në politikë, Fevziu shprehet:
“Nuk besoj se kjo është ndonjë praktikë e jashtëzakonshme.
Në PS ka fëmijë ish-deputetësh të kësaj partie që kanë qenë dhe janë ministra.
Në Kosovë djali, por edhe vajza e Rugovës u përfshinë në politikë.
Mund të ketë familjarë të Berishës që do bëjnë karrierë në PD. Por unë besoj se emri i një të afërmi, sado i famshëm të ketë qenë apo të jetë ai, të ndihmojnë në start, por jo në gjithë rrugën.
Politika është një lloj maratone në të cilën duhet të vraposh vetë…”

Specialist ne lepirje by…the ne cdo sistem, dikujt do i vije rasti ti pres ata veshe qe i ke si gamari Sanijes o bq.