Ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska

Bledar Lumani

Aktori i njohur, Fadil Kujovsa, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kujovska ka qenë i famshëm sidomos për rolin e Cukut në filmin “Dy herë mat”.

Fadil Kujovska ka lindur më 14 shkurt 1951 në Tiranë.

Ai i kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar.

Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar.

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *