Kur daton xhamia e Plumbit në Shkodër?

redaktor

I nderuar lexues! Xhamia e Plumbit në Shkodër, e njohur ndryshe edhe si xhamia e Mehmet Pashë Bushatlliut, u ndërtua nga Bushatllinjtë në vitin 1774. U ndërtua sipas tipave të xhamive të Stambollit dhe të qyteteve të tjera të mëdha, në shekujt e lulëzimit të Perandorisë Osmane. Qendrën e kompozimit e përbën salla e lutjeve e mbuluar me kupolë mbi një tambur të lartë, së cilës i bashkëngjiten mikrabi në anën jugore, dy portikë të hapur në anët lindore dhe perëndimore, si dhe oborri i mbyllur në anën veriore, i qarkuar nga një hajat që hap ndaj tij një harkadë elegante me kolona të kurorëzuara me kapitele të gdhendura. Përpunimi dekorativ i elementeve dhe aftësitë konstruktive të mjeshtrave ia rritin vlerat monumentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *