Aktorja Olta Gixhari ka ftuar miqtë e saj në Facebook që për festën e Halloween -it, të vishen si… policë. Mos ndoshta për këtë ide, ajo është frymëzuar nga operacionet e fundit të Policisë dhe dëshiron t’u vijë në ndihmë forcave blu? Apo mos Olta i sheh policët si njerëz të dhunës frikës dhe terrorit, simbole të festës së Halloween-it? Por jo, është më e thjeshtë se kaq! Bjondja sensuale e reklamave, vetëm sa dëshiron t’i punojë një rreng Policisë Shqiptare, duke i çoroditur më shumë ata, kur të shohin nëpër rrugë njerëz normalë, të veshur me kostumin e policit.
“Kam një ide 🙂 Përse nuk vishemi të gjithë si policia sot për Halloween?!! Ti çorodisim fare.. hahaha”- shkruan ajo në profilin e saj në Facebook. Imagjinoni t’ju dalë Olta përpara, t’ju ndalojë, t’ju trembë, t’ju kërcënojë… Epo, të paktën për çunat, këto dy të fundit zor se do funksionojnë.
