Tragjedi në Turqi, mbytet anija me emigrantë

Ornela

Të paktën 24 emigrantë, shumica ose të gjithë prej tyre thuhet se ishin afganë, janë mbytur pasi barka me të cilën po udhëtonin është përmbysur sot në Stamboll, në ngushticën e Bosforit. Sipas mediave ndërkombëtare, peshkatarë dhe roje bregdetare kanë arritur që të shpëtojnë 5 persona, ndërsa kanë nxjerrë në breg edhe trupat e 10 personave të pajetë, shumica prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë që rreth 30 persona janë shpallur të zhdukur. “Pamë trupa të mbyturish. Foshnje, fëmijë…arritëm të nxjerrim në breg disa trupa të pajetë”, thotë i tronditur një peshkatar. Barka e përmbysur ishte nisur në mëngjes nga Stambolli për në Rumani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *