A ka pasur në Shqipëri teatër antik?

redaktor

I nderuar lexues! Teatri antik ka qenë ndërtim i hapur për shfaqje dramash e komedish. Në Shqipëri njihen nga periudha antike teatrot e Apolonisë (shek.IV p.e.s.), i Bylisit, i Nikajës, i Foinikës, i Butrintit, i Ambrakisë etj. Teatri antik përbëhej nga shkallarja, orkestra dhe skena. Numri i vendeve të shikuesve luhatej nga 8000 në Apoloni dhe Bylis, në 1000 në Nikajë. Në qendër të shkallares, poshtë, ndodhej orkestra rrethore ku qëndronte kori. Para orkestrës vijonte një platformë e ngritur (proskena) ku jepej shfaqja. Pas saj ishte skena. Në shek.I e.s. vijoi përdorimi i teatrove të trashëguara dhe u ngrit ai i Orikut për 600 spektatorë. Nga fillimi i shek.II rindërtohen skenat e teatrove të trashëguara (Apoloni, Foinike, Bylis, Butrint). Feja kristiane në shek.IV i ndaloi shfaqjet teatrale dhe si pasojë teatrot antike u braktisën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *