Durrësi e Korça ndajnë çmimin e madh, fituesit marrin 505, 510 lekë secili

redaktor

Loja telefonike ka kënaqur edhe gjatë ditës së djeshme me çmime të mëdha dhjetëra ndjekës, të cilët i janë përgjigjur drejt telefonatës surprizë që elebingo-Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë që me mijëra kanë qenë edhe të përzgjedhurit e shortit me gogla, ndërmjet tyre edhe fituesit e çmimit të madh të javës që ka arritur në shifrën e 1,011,020 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shorteut ka përzgjedhur dy fitues të çmimit të madh, përkatësisht në Durrës dhe Tiranë, ku rezultojnë të jenë shitur dhe biletat fituese, ku secili prej tyre fiton 505, 510 lekë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 10,832 lojtarë të tjerë, si dhe fitues të serisë me dy linja janë shpallur 214 persona, ku secili prej tyre fiton 1,415 lekë nga kompania et elebingos.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës e çmimeve të telebingos, ka vijuar me surpriza të shumta edhe përgjatë lojës telefonike. irana dhe Vlora kanë rezultuar të jenë ndër qytetet me më shumë fitues. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Ahmedinin në Shkodër.

Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”, Ahmedini ka përzgjedhur tre zarfet e tij, brenda të cilave ndodhej shuma prej 50,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur më pas në kryeqytet, duke shpallur si fitues të radhës Kujtimin. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë çmimin e lakmueshëm, Kujtimi i është gëzuar 80,000 lekëve, shumë kjo që fshihej në zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës. Më tej, Melihaja i është bashkuar lojës telefonike, ku ka vijuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese e 50,000 lekëve.

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës. Në betejën me zarfet, Majlinda në Durrës është shpallur fituese e plot 50,000 lekëve, shumë të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë “suoç” të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Një tjetër fituese e përzgjedhur rastësisht nga kontrabiletat ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura pas zarfeve.

Nertila në Vlorë, me zarfet e mbajtura në fund të lojës është shpallur fituese e 50,000 lekëve Të tjerë fitues i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, me 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional të javës. ë gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së Diel.

5

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *