Shkollat shqipe përpara ’44 dhe disa foto të rralla të Enver Hoxhës

redaktor

Kati i tretë i banesës së tij të ngjan me një muze. Objektet që janë të vendosura në mure, rafte, dhe kudo në qoshet e saj kanë një histori. Jemi në shtëpinë e një koleksionisti dhe studiuesi. Shpëtim Salën, paradite e gjejmë në Bibliotekën Kombëtare duke studiuar dhe pasdite duke u marrë me pasionin e tij më të madh në jetë; koleksionimin. Ai është Kryetar i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve. Sot ai është i ftuari i DITA-s për një bisedë mbi një koleksion të rrallë që ai mban në raftet e tij. Sala posedon rreth 3 mijë foto të shkollave dhe 300 dëftesa, të gjitha këto të para viteve 1944. Nëpërmjet imazheve ai ka mësuar dhe kuptuar më shumë për sistemin arsimor që ka patur vendi ynë përpara Çlirimit. Të ndara në dosje të caktuara, ku më “të rëndat” janë ato të Shkodrës, Tiranës dhe Korçës, ne shohim se si janë veshur, vlerësuar dhe edukuar brezi i atyre që kanë patur mundësi të shkollohen në fillim të viteve 1900. Nuk ka qenë e lehtë për Shpëtimin që të arrijë në këtë fazë që gjendet sot me materialet që ka mbledhur. Ai jo vetëm grumbullon, por edhe boton libra, pasi është një koleksionist i informuar dhe ia di vlerën objekteve që mban në banesën e tij. Ish-mësuesi i zooveterinarisë në shkolla të mesme bujqësore të rrethit të Tiranës, sot është një frekuentues i rregullt i ekspozitave, madje edhe vetë është autor i disa prej tyre. Ndërsa gërmojmë në fondin e artë të fotove të tij, zbulojmë edhe disa foto të ish-diktatorit Enver Hoxha gjatë kohës kur jepte mësim në Liceun e Korçës dhe jo vetëm.

Shpëtim, ndodhemi në shtëpinë e një koleksionisti, por cila është familja, profesioni juaj?

Paraardhësit e mi janë nga Mborja e Korçës. Gjyshi im Sali Sala (1885-1962) ka qenë një patriot i njohur në Korçë e jashtë saj. Prej tij kam trashëguar botime të rralla librash, fotografi e dokumente historike, gjithashtu një flamur shqiptar të qëndisur në vitin 1919. Kam mbaruar Fakultetin e Veterinarisë, dega Zootekni në vitin 1989, kam punuar si mësues i zooveterinarisë në shkolla të mesme bujqësore të rrethit të Tiranës deri në vitin 1992.

Shpetim Sala
Shpetim Sala

Po me koleksionimin kur keni filluar të merreni?

Pasioni për të lexuar dhe mbledhur libra fillon që në fëmijëri; krahas librave kam koleksionuar filatelinë shqiptare, kartolinat, monedha dhe kartëmonedha të ndryshme, mbas viteve ’90 flamuj, dokumente historike, dëftesa shkollore, fotografi, pllaka gramafoni shqiptare etj.

Koleksionet që kam mbledhur, nuk janë një magazinë pa inventar. Ato janë të sistemuara në mënyrë që materialet të shfrytëzohen me lehtësi. Ajo që është më e rëndësishme, këto koleksione nuk janë të mbyllura, ato janë paraqitur në 30 ekspozita që ka hapur QMKSH në Prishtinë, Prizren, Strugë, Ulqin, Tiranë, Korçë, Vlorë etj. Gjithashtu kanë shërbyer si materiale historiko-kulturore për librat që unë kam botuar.

Çfarë koleksiononi më shumë ose ku e ndjeni ju veten më të plotësuar?

Kam një koleksion flamujsh që fillon me një flamur të çetave patriotike të vitet 1909, të shoqërisë “Besa-Besë” të Bostonit, të shoqërisë “Gjuha Shqipe” të krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1910 e në vijim në flamujt që janë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kam një koleksion mjaft të vlefshëm të dëftesave dhe fotografive shkollore nga viti 1887 deri në vitin 1944. Në mjaft ekspozita të hapura në vite në Korçë, Pogradec dhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë kam ekspozuar koleksionin e dëftesave dhe fotografive shkollore të shoqëruar m tekstet dhe programet mësimore që janë përdorur në shkollat shqipe deri në vitin 1944. Në koleksionin tim përfshihen edhe shkollat shqipe të hapura në trojet shqiptare në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, Çamëri etj.

Koleksionistët mundohen të kenë në koleksionet e tyre materiale sa më të rralla. Koleksioni i shkollave shqipe që unë disponoj është një koleksion i rrallë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Në ekspozitat që kam hapura janë paraqitur dëftesa e një shkolle të caktuar e shoqëruar me fotografinë e po asaj shkolle, e të njëjtit vit që mban dëftesa, së bashku me tekstet mësimore dhe fletoret e shënimeve të nxënësve.

Ku arrini t’i gjeni dhe ku i keni gjetur fotot e shkollave dhe dëftesat?

Materialet që lidhen me koleksionin e shkollave shqipe, kam filluar ta mbledh prej 15 vitesh. Për të mbledhur këtë material më kanë ndihmuar miqtë e mi koleksionistë në Shqipëri dhe jashtë saj. Kam blerë materiale për shkollat shqipe edhe në ebay. Me koleksionistët shqiptarë në shumicën e rasteve kemi bërë shkëmbime. Të gjithë ata i dinë interesat e mia dhe më njoftojnë për çdo gjë të re.

Pse keni zgjedhur fotot e para ’44 dhe dëftesat po ashtu?

Së pari, duke punuar për afro 20 vjet si mësues, kam pasur dëshirën të njoh historinë e tyre. Disponoj edhe dëftesa apo fotografi shkollash edhe pas vitit 1944, por më duket me mjaft vlera evidentimi i shkollave shqipe para vitit 1944. Në literaturën mbi historikun e shkollave shqipe kjo periudhë është pasqyruar me mangësi të mëdha, prandaj merr vlera koleksionimi i dokumentacionit që lidhet me historikun e shkollave shqipe.

Në cilat shkolla udhëtojmë me fotot tuaja?

Koleksioni përfshin shkollat shqipe në Shkodër, Mat, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Ulqin, Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Strugë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Boston, Selanik, Janinë, Stamboll etj.

Cilat janë shkollat më të famshme që ju keni në koleksionin tuaj, ku edhe kanë studiuar njerëz të famshëm?

Në koleksionin tim janë përfshirë dëftesa dhe fotografi të Mësonjëtores së parë shqipe hapur në vitin 1887, të Shkollës së Vashave hapur në vitin 1891, të Liceut të Korçës, të shkollës Normale hapur në Elbasan në vitin 1909, të Gjimnazit të Shtetit dhe Gjimnazit “Ilirikum” në qytetin e Shkodrës, të Gjimnazit dhe Institutit Femnor hapur në Tiranë, të gjimnazit “Sami Frashëri” hapur në Prishtinë etj.

Mund të na përmendni dokumente të personaliteteve të njohur që mund t’i gjejmë në koleksionin tuaj?

Në koleksionin tim gjenden fotografi, tekste mësimore, si dhe dëftesa shkollore të firmosura nga mësues, drejtorë, hartues tekstesh etj. Ndër ta mund të përmend: Ahmet Gashin, Aleksandër Xhuvanin, Andre Bregult, Dhimitër Mborjen, Ernest Koliqin, Fot Papajanin, Gjergj Fishtën, Hajdar Sheh Sulën, Idriz Ajetin, Idriz Hoxhën, Thoma Papapanon, Koto Hoxhin, Kristaq Cipon, Mark Kirin, Martin Gjokën, Mati Logorecin, Migjenin, Mirash Ivanajn, Murat Sojliun, Musa Demin, Parashqevi Qiriazin, Petref Pogonin, Petro Nini Luarasin, Raqi Qirinxhiun, Rudolf Delianën, Sandër Lumezin, Sotir Papakriston, Telford Eriksonin, Vasil Andonin, Zonjën Kenedi, etj.

I keni ju shkollat apo dëftesat e Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut… dhe cilat janë karakteristikat e tyre?

Kam fotografi origjinale kur Enver Hoxha ka dalë me nxënësit liceistë në Korçë, kam riprodhime të fotografive të Ahmet Zogut kur ka qenë student. Kam fotografi të Mehmet Shehut kur ka qenë në Shkollën Teknike të Hari Fultzit në Tiranë.

Nga imazhet në foto dhe nga të dhënat në dëftesa, ju dashje pa dashje mësoni dhe historinë e arsimit shqiptar, çfarë keni vënë re ju nga koleksionet tuaja?

Sistemi arsimor përpara vitit 1944 duhet studiuar dhe duhen nxjerrë mësime për seriozitetin e punës së mësuesve, nxënësve, për punën e bërë nga elita e pedagogjisë shqiptare në hartimin e teksteve dhe programeve mësimore, për zhvillimin e sistemit arsimor privat, për përfshirjen në sistemin arsimor të mësuesve të huaj, për përgatitjen e maturantëve që patën rezultate të shkëlqyera në shkollat e larta jashtë vendit etj.

Si ishte gjenda e shkollave përpara vitit 1944?

Ka pasur kritere rigoroze për hapjen dhe funksionimin e shkollave shtetërore dhe private në Shqipëri. Ato ishin pajisur me kabinete kimie, fizike, terrene sportive, biblioteka etj. Një pjesë e shkollave ka pasur edhe konvikt për nxënësit që vinin nga zona të largëta. Shkolla Teknike në Tiranë ka pasur shtypshkronjë, disa makineri metalprerëse, fabrikë akulli etj. Shkollat bujqësore si ajo e Institutit Bujqësor Shqiptaro-Amerikan i Kavajës kishte në dispozicion disa hektarë tokë, makineri bujqësore, etj. Pra në vartësi të drejtimit që kishin, shkollat kanë qenë mjaft të pajisura, pedagogët që jepnin mësim në to gjithashtu.

Nxënësit në këtë periudhë mund të ndiqnin shkolla me nivel mjaft të lartë për kohën. Në elitën e shkollave kanë qenë Liceu i Korçës, Normalja e Elbasanit, Shkolla Teknike e Tiranës etj.

Sa bindës ishte sistemi arsimor në ato vite?

Në vitet përpara Luftës së Dytë Botërore sistemi arsimor në Shqipëri po shkonte drejt hapjes të paktën të një shkolle të lartë në qytetin e Tiranës. Ishin hedhur bazat që të rinjtë të studionin në Shqipëri. Sistemi arsimor shqiptar përfshinte të paktën 15 shkolla të mesme të nga cilat përfundonin mësimet çdo vit mbi 800-900 maturantë mjaft të përgatitur. Një pjesë e këtyre maturantëve shkonin për studime jashtë vendit.

Në Shqipëri në këtë periudhë ndodheshin mjaft intelektualë që kishin përfunduar shkollat e larta në Romë, Vjenë, Paris, Berlin, Stamboll etj. të cilët mund të jepnin mësim në shkollat e larta që mendohej të hapeshin në Shqipëri. Mbas vitit 1945 pikërisht këta intelektualë dhanë mësimet në fakultetet e para të hapura pas lufte.

Po për sa i përket sistemit të vlerësimit në dëftesat që posedoni, çfarë keni kuptuar, edhe nga ana e hartimit dhe ndërtimit të tyre?

Dëftesat paraqesin një interes të veçantë për sistemin e notave të përdorura, për evidentimin e emrave të njohur si arsimtarë apo drejtues në shkollat shqipe, për shtrirjen e shkollave të niveleve të ndryshme në Shqipëri, emërtimet e tyre, etj Vlera të veçanta kanë vulat e përdorura në këto dëftesa, sidomos vulat me shqiponja përpara vitit 1920.

Sistemi i vlerësimit në shkolla nuk ka qenë i njëjtë gjatë viteve 1912-1944. Ka pasur një sistem vlerësimi për shkollat fillore nga nota 5 deri tek 1. Ku 1 (njëshi) ka qenë nota më e mirë. Për klasat e para të fillores ka pasur edhe vlerësime nga keq deri në shkëlqyeshëm.

Në vitet 1927-1939 sistemi i notave në shkollat e mesme ka qenë mbetës, kalueshëm, mjaftueshëm, mirë, mjaft mirë dhe shkëlqyeshëm. Mbas vitit 1939 është futur në shkollat e mesme sistemi i notave nga 4 (katra) tek 10 (dhjeta). Dëftesat janë të shoqëruara me vlerësime mbi sjelljen e nxënësit si dhe mungesat me ose pa arsye. Kur prindi merrte dëftesën në shkollë ai duhet të paguante pullën e taksës si dhe pullën e taksës së kryqit të kuq. Por kjo praktikë nuk është praktikuar për dëftesat e shkollave fillore.

Cila është gjëja më e rrallë që keni në koleksionin tuaj dhe që e ruani me fanatizëm?

Një material unikal që unë disponoj, është dorëshkrimi origjinal i fjalorit italisht-greqisht-shqip të Thimi Mitkos. Fjalori ka 327 faqe, është i viti 1887. Në vitin 2013 unë e botova në mënyrë anestetike në 300 kopje.

A ju ha kohë ky pasion?

Koleksionisti përveç parave, duhet t’i kushtojë gjatë ditës një kohë të konsiderueshme koleksionit të tij. Sistemimi i materialit, bisedat dhe konsultimet me koleksionistë të tjerë, përgatitja e ekspozitave të marrin mjaft kohë.

A kushton të jesh koleksionist, pasi të duhet të blesh herë pas here?

Natyrisht që koleksionimi i filatelisë, numizmatikës, heraldikës, bukinizmit, dokumentacionit, fotografisë është i kushtueshëm. Por në të njëjtën kohë janë të kushtueshme edhe albumet, katalogët dhe të gjithë aksesorët e tjerë që sigurojnë kushtet optimale të rruajtjes, evidentimit të shpejtë, sistemimin e tyre sipas kritereve shkencore etj.

E keni menduar ndonjëherë se kujt do ia lini trashëgimi koleksionin tuaj?

Dëshirë kam t’ia lë një institucioni kulturor, muzeu, arkivi, instituti, biblioteke. Por me sa kam vënë re, këto institucione historiko-kulturore nuk kanë inventarizuar ende materiale dokumentare të dhuruara apo sekuestruara që prej 70 vitesh. Apo i kanë në inventar ende me çmime qesharake, gjë që mundëson abuzimin me to.

Ju z. Shpëtim keni realizuar edhe disa ekspozita, si është marrëdhënia juaj me institucionet e kulturës?

Marrëdhëniet e mia në cilësinë e kryetarit të Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë me institucionet e kulturës janë të ftohta. Këto institucione janë të prirura të bëjnë shou, skenografi me ekspozitat që ato hapin apo mbështesin, nuk u intereson përmbajtja. Si rrjedhim dashje pa dashje ne jemi të distancuar. Në ekspozita ka një rregull, që në se do të pasqyrosh një eveniment historik, mund të përdorësh deri në 20% të materialeve riprodhime të dokumenteve apo eksponateve, materialet e tjera duhet të jenë origjinale, përndryshe ekspozita nuk ka kuptim dhe si rezultat vizitorët do të jenë të radhë, po ashtu pasqyrimi në media do të jetë i vakët.

erver-hoxha--vitet-40-(5)-me-logo

IMG_3555 me logo

erver-hoxha--vitet-40-(1)-me-logo

1

2

Share This Article
28 Comments
  • Janë persòna të veçantë por me një talent që rrallë ndeshet dhe që nga ana tjetër ka shumë vlera? Por këta njerëz si Shpëtimi duhen ndihmuar e inkurajuar. Një koleksionist i gjërave të rralla është një vlerë gjithashtu e rrallë e shoqërisë dhe e historisë sonë? Ju lumtë Entela! Ju gjithmonë gjeni dicka që nuk e kanë pasqyruar të tjerët! Nderime!

    • Gazetarja Entela. Resuli është një vlerë e veçantë e gazetës ” Dita”. Prandaj e veçanta gjen të veçantën!? Respekt!

  • GRABITES ARKIVASH I PA SKRUPULL

    Vetem me kete emer mund te cilesohet ky biçim doktor lopesh nga Mborja, qe “posedon” materiale te grabitura nga arkivat e shtetit ne te gjithe Shqiperine.
    Dhe per te justifikuar “pasionin” e tij del se i paska “blere” ne internet ne sitin E-bay !!
    Nuk besoj qe ministrja Kumbore, e cila eshte vete koleksioniste ari, sipas deklaratave te saj prane ILKPD-se, do ngreje te prapmet per te denoncuar kete sharlatan ne organet e Prokurorise, per !grabitje te pasurive kombetare”.
    Ajo qe te ben pershtypje eshte edhe rrjeti i ketyre hajduteve te shtrire ne te gjithe vendin.
    Ka vetem nje rruge shpetimi kjo ngerdheshje veterinare, te ndjeke rrugen e Bitrajt dhe te vete denoncohet, per te mos patur probleme ne te ardhmen.
    Nderkohe Prokuroria duhet te sekuestroje kete pasuri te te gjithe shqiptareve, qe duhet te ruhet aty ku edhe ka qene me pare, ne Arkivat e Shtetit.

  • Hidheshin librat ne zjarrin e urrejtjes, qe mjeranet kishin ndezur ne rrugen e Dibres, kur ju sulen librarise Flora.
    Kalova aty, nga kureshtja per te pare, se cfare po digjnin “antienveristet”, qe fale ligjit enverist, me dajak, kishin mbaruar tetevjecaren.
    Enverist, therret nje jevg, qe hodhi ne zjarr librin e rradhes e mora dhe cte shoh, nje fjalor italisht-shqip, i botuar ne vitin 34, nga nje prift katolik shqiptar, qe diktatura e kishte pushkatuar, qysh ne vitet 45-48.
    Aty shoh nje burre rreth te 50-tave, qe po mbushte thesin e dyte, me libra, qe ai mezi i nxirrte nga zjarri i kanibaleve.
    Kur e pa se smund te shpetonte me ndonje titull libri, kur ju afrova, mora vesh se ishte mesues dhe se banonte aty afer.
    Me tregoi se ne bodrumin e librarise Flora, kishte patur shume titujsh librash, shqiptare dhe te huaj, qe ishin botuar nga vitet 20-te, 30-te dhe 40-te, qe diktatura i kishte futur ne bodrum, per ti hapur siperfaqen e dyqanit, librave te sistemit komunist.
    Besoj se ato libra te vyer, te shpetuar nga ai mesues, qe ja dinte vleren, jane diku duke u ruajtur, ose i jane kthyer bibliotekes.
    Nje respekt te vecante per ate shqiptar, qe guxoi te futej ne mesin e kanibaleve te kultures dhe duke perzhitur duart nga zjarri kanibalesk, shpetoi vlera te pamohueshme te kultures sone kombetare.
    Per kete e kundershtoj zonjen Besiana Gushi, mos te nxitohet ne gjykimin e saj, per kete arkivist, qe sot me ndihmen e gazetes Dita, na jep keto foto te rralla, qe nga papergjeshmeria jone kombetare, mund te kishin perfunduar edhe ne zjarrin kanibalesk, te antikultures.
    I qendroj mendimit tim te palekundur se, lufta kunder analfabetizmit dhe ngritja e nje sistemi arsimor modern, me mesues e mesuese, te brymosur me dije dhe kulture te gjere, me nje korpus gjigand univerisitar, ne me pak se 15 vjet, na japim ne te drejten, qe sistemi komunist i Enver Hoxhes dhe figura e tij, duhet pare me gjakftohtesi, qe edhe sot, mos te na kaploje zjarri i marrezise kanibaleske, qe shkaterroi cdo gje ne vitet 90-te.

    • HORRI – MATEMATIKA NUK ESHTE NJE OPINION !
      Ai nikoqiri i thaseve tuaj dhe libri qe gjete ishte i viteve 90-91 ose 97 apo jo, ndersa po te lexosh pergjigjen e “koleksionistit hero” te ketij shkrimi del se e paska filluar vetem 15 vjet me pare, duke i mbledhur nga “miqte” ne Vlore, Berat, Shkoder, Tirane, Kavaje, Elbasan, Lezhe, ne Mirdite duket se nuk paska miq dhe ne E-bay, ku si shitesi dhe bleresi nuk lene gjurme !
      Rilexo pergjigjen e tij:
      “Ku arrini t’i gjeni dhe ku i keni gjetur fotot e shkollave dhe dëftesat?
      Materialet që lidhen me koleksionin e shkollave shqipe, kam filluar ta mbledh prej 15 vitesh. Për të mbledhur këtë material më kanë ndihmuar miqtë e mi koleksionistë në Shqipëri dhe jashtë saj. Kam blerë materiale për shkollat shqipe edhe në ebay. Me koleksionistët shqiptarë në shumicën e rasteve kemi bërë shkëmbime. Të gjithë ata i dinë interesat e mia dhe më njoftojnë për çdo gjë të re.”

  • Ne vitin 2012, Sh.Sala kishte nje ekpozite ne Vlore me rastin e 100 vjetorit te shtetit.Nuk arriti t’i mbaje sendet e tij veçse per disa ore, pasi i thane ata te bashkise te mbledhe leckat se do vinte ekspozita e Rames e Lames. Mund ta tregonte kete barbari qe i shkaktuan atehere se do ishte interesante. Prandaj mos prisni ndihma nga keto pushtetare, por kerkoni te pakten mos ju prishin pune.

  • filloi prape Gush nihilisti me mitroloz,edhe ky koleksionisti qenka per tu arrestuar. Tani pyetja behet, me mire qe i ka mbledhur ky apo te ishin grisur apo hedhur ne kosh nga te paaftet? Ndonje vlere do e kete ky zoteria, se te ishte per te mbushur portofolin do fitonte me shume duke u bere gjilpere me hormone viçave.

    • U RINGJALL HITLERI I PARAFUNDIT

      Mund te me thuash cili shqiptar, veçse arkivave te shtetit, mund te posedonte regjistra shkollash te vjetra, foto albume te vjetra, dokumenta zyrtare te institucioneve shkollore te shekullit te kaluar?

      Edhe babai yt shpirteror, Hitleri, arkivonte dokumentat e tij sekrete ne arkiva te vermahtit, ku edhe jane gjetur.

      Nihilizmi nuk ben pjese ne personin tim, ate e ke me te tepert ti dhe keta dallkauket qe mbron, qe mburren me pasurine e te gjithe shqiptareve, qe nuk i perket as tij, as ty me hitlerin tend te dashur, por Shqiperise !

  • Besian Agushi, me thuaj cfare ha qe je kaq nevrik? Foyerbach thoshte se njeriu eshte cfare ai ha. Po te kisha ndonje hitler ne xhep do fitoja para, se koleksionistet blejne qe nga mumjet e deri 100 e ca milion statuinen e Giacomettit. Rendesi ka qe dikush i ka mbledhur, psh edhe ju mund ta ndihmoni,se jeni Arkive me e madhe se Arkiva Berisha, rrezik Rames i nxjerr gjenealogjine qe ne 598 a.C. kur babilonet rrafshuan Jeruzalemin.

    • QEMJA E ÇEPANIT THOSHTE

      sa here i duhej te kishte pune me sojin tend: lum e ema qe e ka!
      Je aq injorant e fodull sa me te vertete duhet te jesh problem edhe aty ku te merret fryma, ne ndonje germadhe te mbetur pas termetit te 79-tes.

      Perballe çdo qyteterimi perendimor, ke mbetur nje siluete ereqelbuese e tej flakur edhe nga jevgjit me tespije qe te ushqejne me qull te kriposur.
      Kjo eshte diferenca qe ben boo, mes nje te pergatituri/e ne kohen e qepes se perdorur si luge ne fushimet stervitore dhe plepareve shtrembaluqe te serbomalazezeve saliberishjane.

      Arkiva ime eshte interneti, problemi eshte aftesia per ta hulumtuar ate: une e shume si une, me inteligjencen e te pergatiturve ne universitetin e Tirones, ti dhe brekeshqyerit qe te shembellejne duke pritur maje Plepave t’ju kaloje poshte makina plehembledhese e kermave post hitleriane.

  • Shkollat ne Shqiperi mendoj se par renimit e degradimit kane filluar te Rilindin , fal vizjonit e perkushtimit te vete Kryeministerit i cili me mencuri , durim e vendosmeri po ben nje revolucion te gjithe anshem edhe shume me seriozitet duke filluar nga cileli i ulet , mesem , katre , si dhe institucionet siperore , sikurese eshte Akademia e Shkencave me sektoret e saj Te Albanologjise , Gjuhesise , Arkeologjise , Historise etj . Ajo qe une duha te sugjeroj qe realisht eshte gje e vogel por ka vlerat e saj ne edukimim me te bukuren , estetiken , rregullsine mendoj se duhet ti kushtohet vemendje dhe veshjes uniformes shkollore dukuri Edukate , bazazi si qytetare dhe nxenes te cikleve deri ne 9 vjecare mbase .

    • shkollat ne shqiperi po shkojne drejt asgjesimit te plote
      Me qindra lloje programesh dhe teorish qe po zbatohen, vetem nje qellimi nuk i sherbejne, edukimit.
      Fitimi eshte fillesa e paster apo e piste e cdo interesi shteteror, mbi “reformimin” e shkollave

  • Per cfar arkiva e ka fjalen Besiana Ketu nuk po gjejne dosjet e Sali Berishes ne arkivat e shtetit Ate qe nuk ben shteti e ben nje mesues i thjesht per ti dhene ketij vendi ato vlera kaq te cmuara qe u shpetuan kanibalve

    • Niko,
      ato foto dhe dokumenta nuk kane dale me kembet e tyre nga arkivat e vjetra te shtetit dhe institucioneve qe i posedonin. Keta hajdute te pa ftyre i kane vjedhur dhe tani te lidhur me njeri tjetrin shkembejne edhe me para pasurite qe kane vjedhur.
      Besoj edhe per ty, si gjithe shqiptareve te tjere desherojne qe keto materiale te vjedhura ti kthehen Arkivave te Shtetit, pasuri e te gjitheve, duke derguar kete biçime te perballen me ligjet qe kane shkelmuar.

  • Eh cfare shkollash ishin, shikojini mire te gjithe te hekurosur, te paster, te rregullt. Hidhini nje sy shkollave sot, jane kthyer ne parada karvevalesh

  • besjan agushi ke ca epitete te gjata ti qe vetem pistat e bardha dhe tymi i prodhojne,hahaaaaa,megjithate do vije koha qe pa Google askush nuk do gjeje dot as deren e shtepise.Po me Cepanin ç’pate apo ngaqe fillon me “ç”?

    • JE AI QE PUNESON KOSOVARET

      ne se nuk gaboj, dhe mundesisht ata qe “jetojne” ne Zvicerr, boset e droges europiano perendimore.

      Andaj lakohesh ne te gjitha vetat kur behet fjale per strisha te bardha, brisqe rroje e pipeta thithese. Sa here te kane pyetur pse njeren vrime te hundes e ke te zmadhuar, u tregon historine e arres qe te ngeli ne hunde kur luaje me dy arrat e tyt’eti, nen çarçafin larush nga njollat e spermes qe te leshonte me bollek.

      Ke mberritur ne statusin e llafazaneve te klubeve te nates e nuk me çudit qe je njeri nga deshmitaret e Klubit te Xhelos.

      • Anshtajni ka thene nje te bukur mbi kufijte e kozmosit dhe budallallekut,fantazia jote e kalon edhe kete kufi.Po qe se gerhet shume dhe je obez bej nje kontroll mbi apnean notturne,shkakton c’rregullime ne tru dhe procese kimike degjenerative,te mbajne nje nate nen kontroll me aparature,se vete nuk e kupton dot.Te dua te miren prandaj ta them,kjo toksikon trurin jo per fajin tend.Ja, shiko nastradinin,i ka mbetur llampa ndezur vetem tek Enveri dhe vila e bahri omarit.

      • GJYLBEHARE SATUNI STREHOI HITLERIANET

        e fundit ne Teqene e Havleteve ne Berat, duke respektuar dekretin e vjeter peseqindvjeçar te sulltan Mehmetit te Dyte te titulluar: “Hatti-Eman-i”.

        Nder te tjera aty parashikohej: “…. strehimi i kokerruarve gjermane endacake, ne shpellat rreth teqeve dhe ushqimin e tyre me qull gjetheth hardhie e me bumballa te perzhitura ne prush….” dhe “.. butesimi i tyre me futje koke ne kova me shellire çdo aksham…”.

        Adaj ndjej per ty e sojin tend meshiren e te persekutuarve peseshekullore me fermanin sulltanor, te tellalluar me gajret nga Fuget e Beratit, para gjate dhe pas çlirimit kuislingo-zhulor.

  • Pasi lexova opinionin e Besianit me ra menjehere entuziasmi i pare qe pata per kete lloj aktiviteti kaq te “perkore” te koleksionistit.
    Arsyetimi i Besianit me duket shume i drejte

  • Desha qe te komentoja por pos “”Horrit te Bulevardit ” te gjithe komentet vec qe jane Monologje te Vaginave ,jane kthyer ne qellim ne vehte-vehte !

  • Zoti Shpetim Sala, nuk ka punuar asnjehere ne institucionet ku mund te pervetesohen materiale te kesaj natyre, dhe qe mund te sherbenin per koleksionet e z Sala. Puna e bere prej tij, eshte e pa imagjinueshme, me perjashtim te atyre qe e njohin, duke filluar qe nga Tan Lame, dhe tek ai me i fundit, i rruges, ku mblidhemi çdo mengjes, duke blere dhe koleksionuar copezat e neperkembura te historise dhe kultures shqiptare. Kam pasur fatin te lexoj ne doreshkrim, te gjithe librat e botuar prej tij, por edhe rreth 15 Libra te tjere voluminoz me mbi 500 faqe qe mezi presin driten e botimit. Vepra e fundit madhore e tij ne dy volume per thimi mitkon tregon se ai ” veterineri ” qe thote dikush, me ptriotizmin e tij, me pasionin dhe punen e tij kembengulse arrin te tregoje se kush Kemi qene dhe nga vijme e ç’kulture Kemi psur. E pershendes dhe e inkurajoj z Shpetim, por edhe te gjithe koleksionostet e tjere, qe te punojne sa me shume ne drejtim te zbulimit te materialeve, qe Kane te bejne me historine e popullit dhe kombit shqiptar. Per mua z shpetim nuk eshte vetem nje koleksionist, por edhe nje patriot i madh. I uroj jete te gjate dhe suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *