Auditi: FMN ka dhënë “receta” të gabuara për shtetet e pasura

Ornela

Sipas një raporti të auditit të brendshëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar dha këshilla të gabuara për shtetet gjatë krizës globale dhe e  përshkruan punën e institucionit si të pamatur dhe të parakohshme

Një raport nga Zyra e Pavarur e Auditit (IEO), që monitoron FMN-në pohon se Fondi ka injoruar studimet e tij dhe u ka kërkuar “vendeve të pasura” si SHBA-ja, Gjermania dhe Japonia që të bëjnë shkurtime ekonomike në vitin 2010 dhe 2011 përpara se ekonomitë e tyre të rikuperoheshin nga kriza e vitit 2008. Gjithashtu konsiderohet si vendim i gabuar presioni që i është bërë Bankave Qendrore që këto të jepnin kontribute të njëkohshme financiare për favorizuar konsumin, duke injoruar rrezikun që politika të tilla kanë për ekonomitë në rritje. Këshillat e gabuara vijnë për shkak të shqetësimit që kanë prodhuar nivelet e larta të borxhit dhe deficiteve të mëdha fiskale. Në dokument thuhet se, në vend që të stimulonin rritjen ekonomike dhe nxitjen e mëkëmbjes, këto udhëzime provokuan luhatje të fluksit të kapitalit në ekonomitë në zhvillim. Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, nuk vonoi për të kundërshtuar kritikat. Jo vetëm që ajo i hedh poshtë ato, por gjithashtu pohon se këshillat ishin të përshtatshme, duke pasur parasysh klimën ekonomike aktuale. Nga ana e saj, IEO argumenton se analistët e FMN-së duhet të kishin parashikuar joefikasitetin e recetave të tyre. Në fakt në vitin 2012, FMN njohu rreziqet e këshillave të tyre dhe u rekomandoi vendeve të ndryshme që të frenojnë shkurtimet e buxhetit. Sipas raportit, studimet e kryera në kuadër të FMN-së tregojnë të njëjtën gjë, madje edhe para fillimit të krizës, por u injoruan nga institucioni. / O.J

Share This Article
6 Comments
  • Arben,
    Me lejo te lutem qe te mos jem dakord me ty. Kjo per faktin se “Huri” nuk te çon larg zakonisht. Mendoj se, keto pune nuk behen me hu sepse jane probleme strategjike dhe se, ne fund te fundit, behet fjale per fatin e nje populli te tere, por me durim dhe studim nga njerez qe marrin vesh nga kjo pune dhe jo nga une dhe ti qe nuk marrim vesh.
    Nga ana tjeter, me lejo te lutem te them te verteten, se ne si shteti e kemi tashme “eksperiencen e hurit”. Sali Berisha e ndoqi me “hu” FMN, sepse ai nuk desh qe financat shqiptare te monitoroheshin nga FMN, e cila sipas meje, ka te drejte te marri leket qe te dha borxh plus interesat e buta.
    Eksperienca tregoi se, Doktor profesor Rektor cmimi Nobel per ekonomine Sali koqja, na la nje grope te zeze borxhi pulbik prej me se tete miljarde Euro, gje qe eshte nje fakt dhe faktet flasin me ze me te larte se fjalet. Pra, edhe nje here, ne e kemi tashme eksperiencen e “hurit”.
    Kuptohet se une nuk pretendoj se e kam te verteten ne xhep dhe mund ta kem gabim.

    Pershendetje

    • EDHE UNE E KAM THENE SIMBOLIKISHT.

      FMN-JA ESHTE E VERTETUAR SE EFEKTIVITETIN E SAJ E KA 40%, KJO NGA HISTORIKU QE KA, NUK E THEM UNE.

      NE JEMI THJESHT NJE POPULL FATKEQ I RRADHES, QE CDO GJE QE NA SERVIRET NA DUKET “E BUKUR”, SEPSE NUK JEMI TE ZOTE VETE TE NGREME NJE EKONOMI.

  • Epo megjithe kembanat qe bien, asnje kre I FMNse apo kre qeveritar nuk e pranon.
    Recetat e FMNse jane dhe me te rrezikshme sa kritikohen.
    Larg qofte qe Shqiperia ti zbatoje duke privatizuar naften dhe energjine.
    Lumi na ka marre, po nuk do ndalet me..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *