U dha ushqim të varfërve… arrestohet

redaktor

Arnold Abbott, 90-vjeçar nga Fort Lauderdale i Floridës u përball me burgim dhe gjobë prej 500 dollarësh, pasi të dielën në një park të këtij qyteti, ndihmoi disa të pastrehë duke u dhënë ushqim.

Ai u arrestua dhe u akuzua së bashku me dy priftërinj të kishës lokale, të cilët çdo javë përgatisin qindra racione ushqimi për të varfërit.

Kur po arrestoheshin, dëshmitarët shprehnin pakënaqësinë e tyre në drejtim të policisë me fjalët “Turp për ju!”.

Ndalimi erdhi sepse nuk lejohet te konsumohet ushqim ne vende si parqet e pushimit.

Sipas rregullores ligjore, e cila u miratua kohët e fundit në Seattle, Los Angeles, Phoenix, Dallas dhe Philadelphia, të varfërit mund të ushqehen vetëm në vende që janë të paktën 150 metra larg ndërtesave të banimit, dhe nuk duhet të jetë më shumë se një pikë ushqimore në cdo zone banimi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *