Meta: AMA, larg çdo ndikimi politik

Bledar Lumani

Kryeparlamentari Ilir Meta shprehet se Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të qendrojë larg çdo ndikimi politik.

Deklarata e Metës është bërë gjatë prezantimit te një studimi ndërkombëtar për funksionimin e AMA-s.

Ne jemi shumë të ndjeshëm sa i përket cilsisë dhe pavarësisë së AMA-s. Ajo ka detyra të rëndësishme sa i përket lirisë së medias dhe asaj të shprehjes.

Ajo që pritet nga AMA është që të qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme në shërbim të interesit publik.

Ndaj ne i kushtojmë dhe do ti kushtojmë rëndësi garancisë së pavarësisë së AMA-s” – tha Meta.

Deklarata  vjen rreth tri javë pasi Kuvendi zgjodhi kreun e ri te Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Gentian Sala është zgjedhur në 6 nëntor në  këtë post me 79 vota pro dhe 1 kundër.

 

Share This Article
19 Comments
  • mos zgjidheni gazetare po sherbetoret tuaj juriste se ata na kane nderuar me veprimet e tyre E kur sju a mortia te gjithe qe jeni ne parlament Si nuk ju vjen turp qe per mediet vizive vini nje jurist e jo nje gazetare te talentuar dhe kurajoze si ANILA BASHA ,turp per Prezen qe edhe pse vjen nga gazetaria voton per nje jurist kur kishte kolegen e tij e te lobonte per te e jo te bente sic e urdherojne se keshtu eshte vetem nje kukell e telekomanduar e pa logjiker. Mbushini digasteret me juriste se ata e shkatruan kete vend e kete popull.

    • Më ndje që pyes, po pse një gazetar plotëson më mirë njohuritë dhe orientimin për të administruar një strukturë kontrolluese dhe rregullatore të gjithanëshme për transmetim, sesa një jurist? Të jesh gazetar merr vesh nga shumëçka? Të jesh jurist nuk merr vesh? Ai institucion është në rradhë të parë për ekuilibër të drejtë, e për të drejta transmetimi – ndaj gjithë këto gjëra me fjalën “të drejtë” brenda, teorikisht i drejton më mirë një i fushë së të drejtës. Këshilltarë të fushave të ndryshme gjen plot. Dhe nëse krahasohen dy zanatet, nuk besoj se gazetarët janë shpëtimtarët e këtij vendi – janë po ai mender muhabet me juristët. Të flitej për ndonjë profesionist të fushave egzakte, hajde de, po keto?
      Personalisht janë të dy simpatikë, me aq sa i njoh. Por praktikisht aq hapësirë sa ka njëri, aq do kishte dhe tjetri, për të vendosur…

  • “Rilindesit” nuk zhgenjejne dhe vendosin ne krye te AMA-s, ish drejtorin e Digitalb mobile.
    Cuditerisht ky e ka fshehur kete fakt ne paraqitjen e CV-se se tij dhe cfare eshte me keq parlamentaret e PS-se jane mbledhur para votimit e kane vendosur te votojne kete person.
    Mbeten duke i thene njemije te zezat Saliut por po silleni njesoj e ne mos me keq se ai. Kur do te dale qenushi Brace te beje prape ham-ham per te na shpjeguar pak se cfare eshte konflikti i interesit. Po e ashtuquajtura “shoqeri civile” ku eshte? E mbytur nga taraflleku.
    http://www.pol-al.com/shenim-gara-per-kreun-e-ama-s-disa-te-dhena-per-favoritet/

  • “Cuditerisht ky e ka fshehur kete fakt ne paraqitjen e CV-se se tij” ky informacion nga del??? ju paskeni zotri CV ne dore ??a na i paraqisni dot ? ca do CV ne duart e tuaja si ka arit ky informacion te ju ???? :/ merzitem kur lexoj “thashetheme” te kota …shpenzoni kohen tuaj me gjera me kreative se sa te chatoni kot ! i beni dem vetes dhe te tjerve qe sdi te filtrojn llafollogjin e kot nga informacioni i verifikuar !

    • Zotrote mund te kontrollosh dokumentet e dorezuara ne Komisionin e Medias dhe te pergenjeshtrosh ate qe kam shkruar. Mos u bej merak se si e shpenzoj kohen une por shiko qe te mos brockollitesh fjale kot se koti. Nese ke argumente e dokumente per te pergenjeshtruar bujrum, perndryshe mos mbro gjera qe nuk njeh. Ky kundershtimi yt pa pasur nje “informacion te verifikuar” me duket si llafollogji boshe.

  • ““Rilindesit” nuk zhgenjejne dhe vendosin ne krye te AMA-s, ish drejtorin e Digitalb mobile.
    Cuditerisht ky e ka fshehur kete fakt ne paraqitjen e CV-se se tij dhe cfare eshte me keq parlamentaret e PS-se jane mbledhur para votimit e kane vendosur te votojne kete person.” ketu ben si i zgjuar 😀

    “Nga vete Digitalbi pra :S.” ketu na thua qe nuk je dhe aq i zgjuar 😀

    ku do te dalesh?

  • @Emer
    Po te sugjeroj te mos meresh me parafolsin sepse ai mendon per vehten e tij sic i thone ne anglisht ” a smart ass ” nuk eshte gje tjeter vecse nje person i depresuar nga humbja e privilegjeve mbas 23 Qershorit.

  • Emer,
    Nuk e kam per detyre te merrem me ty. Nese nuk je i bindur per ato qe shkruaj, lodhu pak dhe informohu dhe nese gjen dokumente zyrtare (sic e paske merak dhe e paske marre me kaq zell) me pergenjeshtro. Pikat si puna e ketij me siper shprehin nivelin e arsyetimit “nje pike ne hapesire”.

    • ” Nuk e kam per detyre te merrem me ty.” – Domethen komentet per ke i ben ? per budallejnt qe nuk filtrojn ato qe shkruan ti? Nejse, do kesh ndo nje interes te math qe kemngul kaq shume 😀 Ciao !

  • emer,
    Leri llafet boshe dhe qyfyret! Po ta perseris, ke ndonje gje zyrtare ne duar qe te pergenjeshtrosh ate cfare kam publikuar?

    ” Domethen komentet per ke i ben ? per budallejnt qe nuk filtrojn ato qe shkruan ti? ”
    Po kur shkruan online e ve ne kandar qe do te dale edhe ndonje “emer” qe nuk mbush mire e qe nuk merr as mundimin te informohet per kauzat qe mbron.

  • Opo ti rrofsh per fjalet e mira, “qe nuk mbush mire”!
    “Leri llafet boshe dhe qyfyret.” Qyfyret jan per moshen e re dhe te ndihmojn mos plakesh ne mendje te lejojn ti shikosh gjerat ne kendveshtrime te ndryshme!
    ” ke ndonje gje zyrtare ne duar qe te pergenjeshtrosh ate cfare kam publikuar?” te ka shterpuar imaginata me sa duket dhe po me kopion mua 😀 !
    Sugjerim: leni brezin e ri te tregojm cfar meritash kemi, koha do tregoj ne ja vlejti apo jo kjo zgjidhje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *